Rrengu, Mourinho hedh firmën për Antonio Conten

DITA Online

Është kohë merkatoje dhe Jose Mourinho-s është i përqendruar te blerja e Alexis Sanchez-it, gjithmonë e më afër Manchester United-it.

Por për “Special One” e mërkura ka qenë një ditë takimesh speciale dhe të këndshme.

Trajneri portugez është ndalur nga Alessandro Onnis dhe Stefano Corti, gazetarët e emisionit investigativ italian “Le Iene”, përpara “Lowry Hotel” në Mançester.

Të tre kanë patur një bidedë plot humor, dhe në fund dy gazetarët italianë i kanë kërkuar Jose Mourinho-s një autograf mbi fanellën e Manchester United.

Por pak më pas portugezi ka zbuluar se mbi “t-shirt” ishte shkruar emri i Antonio Conte-s, me të cilin Mou ka debatuar në distancë këto javë.

Megjithatë në fund gjithçka është mbyllur më një të qeshur, ndërsa “Special One” më pas ka hyrë në hotel.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *