Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ata që e kanë menduar e planifikuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit kanë dashur të dëmtojnë Kosovën.
Ai në një intervistë për Deutsche Wellen ka theksuar se shpreson të zgjidhet sa më parë rasti dhe të gjenden kryesit e vrasjes.
“Është moment dhe ngjarje tragjike, mesazhi më i keq i mundshëm që kemi pasur të dëshmojmë e përjetojmë. Institucionet e Kosovës me ato ndërkombëtare po bëjnë përpjekjen maksimale që kjo vrasje kriminale të zbardhet. Më së paku kjo gjë i është dashur Kosovës tani”, tha Thaçi.
Ai tha se ata që e kanë kryer këtë vepër e kanë menduar dhe mendojnë të dëmtojnë Kosovën dhe imazhin e saj si dhe për të paraqitur Kosovën si një vend jo të qëndrueshëm.
“Vetë Ivanoviçi kishte thënë se më shumë ka probleme me serbët se me kosovarët. Ai tha se ndihej i kërcënuar nga serbët”, ka shtuar Thaçi.
