Kryegjyqtari i Shkodrës, Arben Zefi i është përgjigjur kërkesës së Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për hetim ndaj tij, pasi kishte fshehur dënimin e kancelarit të kësaj Gjykate.
Me anë të një shkresë shpërndarë mediave Zefi sqaron se prej 28 dhjetor 2017 ka njoftuar ministren Gjonaj se nuk është ai që ka fshehur vendimin e dënimit të kancelarit por ka qenë ish-kryesekrat i Gjykatës të cilin e ka shkarkuar që nuk ka zbatuar ligjin duke u bërë pengesë për shumë shkresa.
Reagimi i kreut të Gjykatës së Shkodrës:
“Me marrjen detyrës si kryetar i Gjykatës në nëntor të vitit 2014 kam konstatuar mangësi të theksuara nga Kryesekretaria e Gjykatës duke mos zbatuar nenin 481 të Kodit të Procedurës Penale (në atë kohë pa afate të përcaktuara) për dërgimin e vendimeve penale në zyrën e regjistrimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.
Për këtë janë marrë masa urgjente duke plotësuar e dërguar qindra buletine, të mbetur pa u dërguar në Zyrën e Regjistrimit Gjyqësor.
Më lejoni e nderuar që t’iu informoj se për periudhën në fjalë është konstatuar (më datë 10.03.2016) dhe arshivimi i një dosje penale të kthyer për gjykim nga Gjykat ae Lartë pa kaluar në gjykim të A.I, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim të narkotikëve” sipas neneve 111 e 112 paragrafi 1, 2 të Kodit Penal të Republikës italiane me 12 vjet e 8 muaj burgim.
Për rastin është njoftuar menjëherë KLD dhe Minsitria e Drejtësisë, dhe nga ana ime si Kryetar i Gjykatës është larguar nga puna kryesekretari i GJykaës dhe marrë masa për kalimin urgjent në gjykim të çështjes”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Nqse ky shkodrani ka te drejte vrejten to kaloje ministres, per mossaktesi te veprimeve te saj.