Bushati dhe Kotzias nesër takim ballë për ballë

Dita

Zgjidhja e çështjeve të së shkuarës në funksion të së ardhmes së përbashkët të projektuar nën ombrellën e Bashkimit Evropian do të ulë nesër ballë përballë shefat e diplomacisë së Shqipërisë e Greqisë

Nikos Kotzias i kthen vizitën e Kretës Ditmir Bushatit, në këtë proces të rëndësishëm dialogu dy ditor mes dy shteteve.

Por ndryshe siç bëri Nikos Kotzias që e çoi delegacionin shqiptar në një Ishull, Ditmir Bushati ka vendosur ta presë atë në Korçë, pak kilometra nga toka greke, në një hotel privat të vogël.

Dy ministritë nuk kanë bërë publike axhendë, por zgjidhja jo rastësore, bën të mendosh që formati do të jetë i njëjtë. Ministrat kokë më kokë, ndërsa grupet e punës ballë për ballë në të njëjtin ambient.

Ligji i luftës, për të cilën janë dhënë sinjale progresi, çështja çame, që në fakt ndan palët, por dhe tema të tjera të marrëdhënien mes dy fqinjëve, priten të jenë në fokus të takimit

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka qetesi, pa trajtimin e ceshtjes Came.

    Kete ta kete te fiksuar mire ne tru ministruci bushati,

    e mos te beje hordha pordha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *