Konsorciumi turk që ka paraqitur ofertën për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës është i njëjti që po ndërton aeroportin më të madh në botë, atë të Stambollit me vlerë 22 miliardë euro.
Në krye të tij qëndron Cengiz Construction, e zotëruar nga biznesmeni Mehmet Cengiz.
Gazeta prestigjioze gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit.
Gazeta gjermane e cilëson Mehmet Cengiz si pjesë e një kaste biznesmenësh, afër partisë së Erdoganit, të ashtuquajturit Tigrat e Anadollit.
Ndërsa Uashington Post vlerëson se Cengiz është shembull i sistemit klientelist në Turqi. Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës, fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke, e cituar nga agjencia “Reuters”, lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me presidentin Erdogan.
Ata u dyshuan për disa kontrata, përfshirë atë të aeroportit të Stambollit. Por urdhrat e arrestit të prokurorisë turke nuk u zbatuan nga policia. Vetë Erdogan, asokohe kryeministër, e quajti përpjekjen si një grusht shteti.
Ndonëse pak ditë më vonë dy ministra në kabinetin e tij, ai i kulturës dhe ministri i mjedisit dhanë dorëheqjen, duke hedhur akuza publike ndaj ish-shefit të tyre Erdogan, për lidhje të dyshimta me bizneset e ndërtimit.
Hetimet në Turqi u mbyllën edhe në sfondin e një beteje politike mes mbështetësve, që filloi me shkarkimin e dhjetëra prokurorëve dhe shefave të policisë, për t’u mbyllur me grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016 ndaj Erdoganit dhe arrestimet masive që pasuan.
6 vjet pas tenderit për aeroportin e Stambollit, gjigandi Cengiz Construction do të ndërtojë një tjetër aeroport, këtë herë në Vlorë. Por ashtu si në rastin e tenderit për Aeroportin e Stambollit, sërish vendimi duket se është marrë në të njëjtën zyrë, siç njoftoi vetë kryeministri Rama në 4 shkurt 2017.
Ministria e Transporteve tha se aeroporti do të ndërtohet me paratë e kompanive private, por nuk pranoi të japë detaje mbi projektin, se sa do të kushtojë dhe si do të shpërblehen këto kompani.
Në Turqi aeroporti po ndërtohet me garanci sovrane, që do të thotë se shteti del garant për fitimin e kompanisë.
A do të jetë edhe këtu e njëjta formulë? Këto detaje do të zbulohen në vijim, përpara se kontrata të kalojë për miratim në Parlament. Por edhe në tenderin e aeroportit të Vlorës, emrat janë të njëjtë me ata të Stambollit. / TCH

Shqiperise e akoma me shume Vlores .
s’ka c’i duhet Aeroporti me i madhe ne europe apo Bote ,
per arsyen e thjeshte se nuk mundet kurr te kete aq shume pasagjere .
Shqiperia nuk ka nivele ala Karabik Turizmi ,pra i mungon ai truizem i niveleve te Botes ,pra do t’i mjaftonte nji Aeroprt i cili te jete moderrn ,mbi te gjitha funxional dhe me nji financim jo te tepruar .
Qeverria Rama s’duhet te bjeri ne te tilla qarqe biznezesh mafioze ,sepse do t’i kushtoje shtrenjte pagesa taxapagusit Shqiptare ,akoma me keq nji investore Turk do ishte gabimi me i madhe per situatat qe kalojme . Ka plot firma Europiane qe te ndertojn nji Aeroport normal brenda nji kapaciteti te zakonshem . Rama , s’duhet ta fusi Shqiperine ne pazare alla Turka nqs s’do te behet pengese per hyrjen e shpejte te Shqiperise ne BE . Nga truku Shqiperise i kan ardhur vetem te kqia .Shifni se c’mut mentalitet ka sot ne ate vend . Vetem dhune ,mashtrime ,krime alla turka .
Aeroporti i prishyines eshte shume ne regull,edhe pse i ndertuar nga turqit.
Ketu duhet me i thane bravo kryeministrit(edhe pse nuk dime gje per koston halla) qe i tregon evropes se ka rruge tjera per ne ne qofte se na perbuz evropa,.
Arnavuta, ta gezoni Albganistanin (drog+islamizem)!
Shikoni mbrekulline e Rinasit nga evropianet asht ndertue me bekimin e Fshkerdhatnanos, i lire, i madh, funksional
Nuk kam udhetuar kurre me avion dhe mos i pafsha bojen.Por monopoli i Aeroportit te Rinasit i dhuruar nga Nano me duket nje budallalluk shqiptar,qe i lidhin duart vetes dhe nuk clirohen dot nga frika e penaliteteve evropiane.Nuk ka force ne bote te detyroje nje popull te paguaje 4-5 fishin e cmimeve te udhetimeve,pse keshtu ka nenshkruar nje maskara.Prangat imagjinare i kemi ne tru.
Shqipetar te mori turku(aerop.elektr.tlf..etj)…
shqipetar….
shqipetar pse rri po zhduku….shqipetar…
Rrofte anadolli shqipera eshte shitur ke shteti me mut pak firma europiane ka palloshi i gjate po’ na mbush me injorancen turke rrofte albanistani