Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të ligjit për Këshillin e lartë të Prokurorisë dhe atij të gjyqësorit. Por është edhe një numër vendimesh, jo përfundimtare të kësaj gjykate, që me shumicë votash vlerëson antikushtetutshmëri në ligjet e reformës në drejtësi, që sot janë në fuqi dhe zbatim nga organet e drejtësisë, kjo vetëm sepse Gjykata Kushtetuese operon me dy anëtarë më pak se parashikohet në ligj. Është ky efekti i shfuqizimit të neneve të cilësuara si antikushtetuese nga Gjykata, të ligjit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atë të Gjyqësorit, sipas nënkryetarit të reformës në drejtësi Oerd Bylykbashi. 84 vota në parlamentin shqiptar, prej qershorit 2017 do të thotë konsensus mes palëve. Kjo do të kërkohet nga politika, thekson Bylykbashi, kur Këshilli i Legjislacionit të ndërhyjë në ligj për të rregulluar ngërçin që i sjell shfuqizimi i neneve, Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
“Nga ana tjetër sigurisht ky proces tregon cilësinë shpesh me problem të nivelit anikushtetues të atij grupi pune që prodhoi ato ligje që u miratuan me shumicë të njëanshme dhe vendimet e GJK flasin shumë keq për këto drafte te ekspertëve të nivelit të lartë”.
Gjykata kushtetuese është shprehur me vendim për disa ligje të reformës në drejtësi, por bazuar në Kushtetutë, këto vendime nuk janë përfundimtare.
“Kushtetuta është e qartë, GJK merr vendim përfundimtar kur voton me shumicën e të pesë anëtarëve, pra me pesë vota, çdo gjë tjetër, pra një vendim që nuk i ka pesë votat, nuk mund të jetë përfundimtar”, tha ai.
I tillë është rasti i komisioneve që përzgjodhën paraprakisht kandidatët për KLP, sot të marra në shqyrtim nga nënkomisioni ad hoc ku Oerd bylykbashi është nënkryetar. Por i njëjtë është edhe rasti i ligjit të vettingut, i ankimuar nga demokratët si antikushtetues, e votuar nga shumica e gjyqtarëve si i tillë, por i mbetur në fuqi për mos arritjen e kuorumit prej 5 votash në total nga trupa e mbetur me 7 anëtarë nga 9 të parashikuar për Gjykatën Kushtetuese.
“Një trupë e re mund të sjellë në një shfuqizim të këtyre normave dhe për rrjedhojë ne të jemi përballë një boshllëku konkret”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi eshte servili dhe mashtruesi me i madh i Lul Bashes.
Ky sy permbysur edhe si jurist eshte totalisht i paafte pamvaresisht se ngrifet si i ditur.Kam respekt per durrsaket si njeres shpirtmire por ky eshte nga te paket durrsake shpirtzinj e mashtrues.
Po ik ore Bylyk se je trap fare ,ore servil I peshtire. Ti edhe cuni I ri kur ke.qene ngjisje si babagjush.