Në ceremoninë e përkujtimit të 7-vjetorit të 21 janarit 2011, vajza e Ziver Veizit, Ana Veizi ka kërkuar drejtësi për babain e saj, i cili u vra në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.
Në një kohë kur asnjë prej zinxhirit komandues të Gardës së Republikës dhe efektivëve të “Grupit të Zjarrit” nuk është dënuar, Ana Veizi kërkon nxjerrjen përpara ligjit nga drejtësia e re të urdhëruesve dhe vrasësve të babait të saj dhe 3 protestuesve të tjerë.
“Nuk kam ardhur këtu me një fjalim të shkruar, por përgatita diçka rrugës kur po vija në Tiranë. Drejtësia e re të na japë mundësinë e hapjes së dosjes së 21 janarit, ku të ndëshkohen urdhëruesit dhe vrasësit”, u shpreh Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama theksoi se drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë autorët e të cilës janë ende të padënuar dhe ngjarja mbetet e pazbardhur.
E në këtë pikë, Kryeministri u shpreh optimist se tashmë ka nisur të shembet “bota e drejtësisë” dhe po nisin të ndihen frytet e para të reformës në drejtësisë.
“Kjo botë ka nisur të shkatërrohet nga themelet e pallatit, duke iu referuar “pallatit të drejtësisë”, për të cilën tha se deri dje konsiderohej “tokë e xanun” nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.
21 Janari vjen për mua në një vigjilje që ka një sëkëlldi të posaçme. Sepse ka ikur dhe një vit tjetër, drejtësia ende ka vonuar.
Duke parë një tragjedi që ju la pa djalë, pa baba, pa burrë si një barrë që mund t’u lihet të tjerëve përmes zhgënjimit të urrejtjes apo shpagimit. Qetësia e kthjellët lidhet me faktin se një botë e tërë ka nisur të shkatërrohet. Ka natyrshëm një padurim që është bërë patologjik në shoqërinë tonë. Kur vjen fjala te drejtësia, artikulohet si një spazëm e dhimbshme. ‘Nuk po shohim asgjë’, është fjalia që e përmbledh atë.
Sot kemi një popull që jo vetëm aspiron drejtësinë, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh të shumicës qeverisës që kanë gjithë durimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u ka nxirrë jetën kaq shumë shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri Edi Rama para familjarëve të viktimave.

Ke te drejte moj vajze, por drejtesia u perlye qe kur Ramuti i deklaroi BBCse ne interviste qe nuk ka per tu marre kurre me Sali Berishen.
Qarte dhe pa medyshje.
Po nuk u denua Saliu, nuk ka drejtesi.
Po dale sa te vdese, dhe atehere mbase Edi do e shpalli kriminel.
Duhet te qerrohet dhe Edi Ramuti qe ben teatro me ju. Ju ka gjetur mjerane dhe luan rolin.
NJE NGA ARESYET PERSE NE SI POPULL JEMI MBRAPA SHUME ME KOHEN ESHTE EDHE KOMENTI QE I BENI JU ENDRES SE RAMES PER TE CUAR PARA DREJTESISE KUFOMAT E DHJEMOKRACISE KAUBOJSE QE U INSTALUAN NE KETE VEND PREJ MESE NJE CEREK SHEKULLI E KRIMI KA PUSHTUAR POLITIKEN,SHTETIN E SIKUNDER THEKSOI EDHE QYTETARI I CIVILIZUAR RAMA ,DREJTESIA ISHTE TOKE E XANUN PER TE MOS U HAPUR KURRE LETRAT E KADASTRES QE KONTROLLOHEJ NGA KJO MAFJE E INSTALUAR POSACERIST PER SHPERBERRJEN E KETIJ VENDI E POPULLI!JA PRA SE PERSE SOT PERKUJTOJME NGJARRJEN E KOBESHME TE 21 JANARIT PA TE AKUZUAR PAVARESISHT SE VRANE LIVE DHE SOT VAZHDOJNE E VRASIN ME BUZEQESHJEN E TYRE TE NGRIRE DUKE MENDUAR SE DREJTESINE E BEJNE MILIONAT QE POSEDOJNE FALE KETIJ POPULLI SHURDHER E MEMEC QE NUK DI TE PROTESTOJE E DENOJE SI GJITHE VENDET E EUROPES SE PAS 90!