Ivanka këshilltare e të atit, kryediplomati gjerman: Formë nepotizmi, tek ne as imagjinohet

DITA Online

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë me zë ndoshta atë që shumë kolegë të tij e mendojnë.

Gabriel është bërë figura më e lartë mes vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara që të kritikojë Ivanka Trump dhe rolin e saj në administratën e Shtëpisë së Bardhë, që kulmoi me vizitën në Berlin si pjesë e samitit W20.

Duke folur për grupin mediatik Funke, kryediplomati gjerman e përshkroi rolin e Ivankas si këshilltare të Donald Trump si nepotizëm.

“Për mua personalisht ka disa gjëra që mbeten të huaja, të çuditshme. Për shembull, vizita e vajzës së tij (Donald Trump) në Gjermani, vizitë që u trajtua si të ishte një event botëror. Miksimi i politikës me familjen dhe biznesin, na kujton nepotizmin dhe këtu tek ne ky miksim do të ishte i papranueshëm”, u shpreh ai.

Gabriel bëhet zyrtari më i lartë mes aleatëve të Trump që kritikon këtë vendim të Shefit të Shtëpisë së Bardhë, por nuk është i pari që bën këtë konstatim.

Në mars të vitit të kaluar, Norman Eisen, shefi i etikës në kohën e Presidentit Barack Obama e cilësoi emërimin e Ivanka Trump si këshilltare nga babai i saj, si shkelje e ligjeve kundër nepotizmit.

Share This Article
4 Comments
  • Z. Gabriel (me kete mbiemer nuk me kujtohet asnje gjerman vendali) edhe ne Amerike as qe IMAGJINOHET qe Presidenti te zgjidhet me shume se DY mandade, se ndryshe do te qyhej MONARKI dhe jo si z. Merkel nuk mbahet mend sa vjet eshte Kancelare, ka marre persiper te vdes ne zyre ne detyre, se kur nuk i dihet.

    • Merkelin nuk e la zgjedhur zoti Gabriel, po SOVRANI, dhe deri tani duke pare rezultatet e saj, ai ka pasur te drejte. Ndersa emerimi i vajzes te tij eshte nje veprim i turpshem per nje demokraci me rregulla si Amerika.

  • fakti qe as gjermanet nuk e kundershtojne dot kategorikisht dmth qe ka nje baze ne ate cfare ben trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *