Rrezikoni nga diabeti, dy analizat për ta zbuluar herët

Pranvera Kola

 Diagnoza e diabetit kërkon kryerjen e dy analizave laboratorike siç janë:“Matja e glukozës, sheqerit në gjak para ngrënies(esëll) në mëngjes dhe testi i tolerancës së glukozës, ku mbasi merret nga goja të 75 gram sheqer, matet niveli i sheqerit në gjak çdo 2 orë, ose një ripërsëritje mbas një dite e matjes së glukozës në gjak esëll.

Ndërsa matja e hemoglobinës së glukozuar, Hba1c, përdoret kur është diagnostikuar diabeti dhe përdoret për të kontrolluar atë në 2-3 muajt e fundit.

Rezultati mund të quhet pozitiv nëse glicemia në gjak para ngrënies është e barabartë, ose më shumë se 126 mg/dl, ose testi i tolerancës së glukozës është i barabartë, ose më shumë se 200mg/dl dhe nëse glicemia para ngrënies është midis 110-125 mg/dl bëhet fjalë për Pre-diabet, apo tolerancë e dëmtuar e glukozës. p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *