Pastori Akil Pano i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” për të diskutuar për vrasjen makabre të një vajze të re nga Zharrëzi, nga një djalë i cili iu refuzua ‘dashuria’ nga kjo 21-vjeçare.
Për faktin e parandalimit të ngjarjes ai ka përmendur se së pari duhej ‘shpëtuar’ djali që të shpëtonte vajza. Për ta ilustruar këtë ai ka treguar një histori ku një individ i cili ka qenë në fazën e kryerjes së një akti vrasës por që pas disa seancave u shpëtua.
“Një individ pjesë e administratës, ishte në një gjendje të rënduar pasi bashkëshortja e kishte tradhtuar me dikë tjetër. Ai më tregoi të gjitha detajet, kishte gjetur një armë dhe kishte vendosur që të kryente aktin final. Ne kemi bërë një punë kolosale prej të paktën 6 muajsh me seanca nga 3 herë në javë. Pas kësaj ai u ndërgjegjësua që ai veprim do të kishte shkaktuar një humbje të madhe për të,” tha Pano.
