Një shqiptar është vetëvrarë në rrethana të mistershme në Greqi.
Mësohet se 42-vjeçari kishte hyrë mbrëmë në një hotel, por nuk kishte marrë asnjë dhomë si klient.
Ai mundi t’i shpëtojë recepsionistes duke u ngjitur në katin e pestë, prej nga u hodh duke gjetur vdekjen.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën 7, Marika Kotopouli rreth orës 22:10 në mbrëmje.
Pavarësisht nga pyetjet e vazhdueshme të stafit të hotelit, 42-vjeçari u ngjit në katin e 5 dhe u hodh.
Nga mediat greke raportohet se të ndjerit iu gjet një çantë me para, Sipas policisë greke i ndjeri është identifikuar nga një fotokopje e pasaportës që iu gjet në vengngjarje.
Ai është Emiljano Desaj, 42 vjeç, nga Skrapari.
