Arrestohet i shumëkërkuari në Tiranë

Leda Hysa

Policia ka vënë në pranga një 49-vjeçar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 9 vite burg.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë arrestuar Gazmend Biraçin, 43 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Ky person ishte shpallur në kërkim me datë 12 tetor 2016, i cili dyshohej se ishte bashkëpunëtor për veprat penale ‘prodhim e shitje e narkotikeve’ dhe ‘prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake’

Gjatë një operacioni të bërë ne fshatin Kllojkë u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 6 armë zjarri.

Ndalimi i këtij personi është bërë pasi Gjykata e Tiranës me vendim e datës 14 dhjetor 2017 e ka dënuar me 9 vjet burgim për dy akuza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *