Vendimi për t’i hequr Shqipërisë të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian të Peshëngritjes nga 26 Marsi deri më 1 Prill lidhet drejtpërdrejt me çështjen e dopingut.
Gjithçka pasi Romela Begaj rezultoi pozitive në Botërorin e Kalifornisë gjatë Dhjetorit të kaluar.
Pavarësisht se në argumentin fillestar Federata Europiane shpjegoi se nuk ka garanci për mbarëvajtjen e turneut pas largimit të drejtuesve të Federatës Shqiptare, e kaluara e afërt tregon të kundërtën.
Europiani i Peshëngritjes fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej në Antalia, por programi ndryshoi pasi Turqia u pezullua për një vit nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, pasi përsëritja e testeve anti-doping konfirmoi përdorimin e substancave të ndaluara te tre shtangistë turq në Olimpiadat e viteve 2008 dhe 2012.
Fat të ngjashëm rrezikon të ketë edhe Shqipëria, me peshëngritjen kuqezi që mund të përballet me pezullim për të paktën një vit nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
Kjo, sepse bilanci i shtangës shqiptare është edhe më i rëndë.
Në vitet e fundit, vendi ynë është gjobitur dy herë nga Federata Ndërkombëtare, pasi tre ose më tepër peshëngritës kanë rezultuar pozitivë me doping brenda një viti kalendarik.
Për momentin, është ende e paqartë nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të përfaqësohet në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.
Në evenimentit që tashmë pritet të zhvillohet në Rumani ose Gjeorgji, do të mungojnë disa shtete të rëndësishme të dënuara prej dopingut.
Turqia i është bashkuar vendeve të pezulluara, ashtu si Rusia, Azerbajxhani, Ukraina, Bjellorusia, Moldavia dhe Armenia.

Pak Dopping moren Shqiptaret
dhe tronditen Boten .
Bota ka gjith jeten merr Dooping dhe pfff…
ndodh asgje !
Ku ka mendere Shqiperia te merret me Doping?Te gjithe keto shtete qe jane denuar si:Rusia,Turqia Kazakistani,Bjellorusia etj,kane qene superfuqite e shtanges boterore. Kur Rusia bente ligjin ne shtangen boterore,shtangistet shqiptare dalloheshin per vjedhje letrash by…dhe peshqiresh neper hotele.Nga fundi filluan te arratiseshin.Deri nga viti 1997 peshengritesit shqiptare nuk e njihnin dopingun.Vjedhjet e peshqireve neper hotele nuk llogariteshin nga federata boterore.Mikrobin e dopingut e futi nje trainere Bullgare qe e solli Ilir Kafarani.Qe atehere semundja u perhap si epidemi.Traineret marrin listat e “vitamineve”,qe lejohen dhe ja japin sportisteve.Pas gare del qe vitamina ishte doping.Raporti i trainerit eshte:Federata boterore nuk na e ka sjelle kete vitamine ne listen e medikamenteve te ndaluar.Degjova mbreme trainerin Zef Kovaci qe thoshte:-Erkand Qerimajn e kam dopinguar une.Atenozoli nuk ishte ne listen e medikamenteve te ndaluar.Po mire mor trainer,fjalen -HIC FARE,nuk e di ti?Nga gjithe keto skandale nuk zute mend ju?Ore hic fare,mos ta shohesh farmacine me sy.Merr nje shtrydhese frutash dhe portokallat mos i blesh ne treg,se qellon ndonje me doping.Shko ne bace ke qytetari dhe vili vete nga pema.Mos shko ke katundari Lushnjes se e hengre me keq.Katundari Lushnjes e ben sallatorin brenda nates te hape deren e frigoriferit..