Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

FASHIZMI ENDE S’KA NGORDHUR!

I shoh njerëzit për çudi,
sa të qeshur, të gëzuar,
se këtu në Shqipëri,
dhe buzëqeshja qe harruar!

Dhe buzëqeshja qe harruar,
se ishin tetë vite zie,
njerëzit sikur kanë shpëtuar,
si prej një epidemie!

Dhe ata që kurrë s’kanë folur,
duket dolën nga “zinxhirat”,
thonë me zë: “Shyqyr o Zot,
që u shporrën qelbësirat!”

Mbas njëzet e tre Qershorit,
në mendime kam rënë unë,
përse shtet i atij horrit,
i urryer ish’ kaq shumë!

Është zenithi i gëzimit,
uragani i Qershorit,
si në ditën e Çlirimit,
të njëzet e nëntë Nëntorit!

Shqiptarët e bën’ si burrat,
dolën vetë nga ajo gropë,
të keqes ja dogjën urat,
tani janë në Europë!

Qenë ata që na drejtonin,
të pacipë e të pabesë,
që çdo ditë po na largonin,
ne nga dyert e BE-së!

E kam shkruar në gazetë,
mendimin garant e kisha,
se pengesa e vërtetë,
ish’ doktor Sali Berisha!

Der’ në fund të këtij viti
Kjo BE do na njoftoi,
Që kërkesën e shqiptarëve,
kësaj radhe e pranoi!

Atë ditë do ta kuptojmë,
si i humbëm ne tetë vjet,
nga këta që na zhurmojnë,
si legena të vërtetë!

Këta qen që vranë shqiptarë,
që na ngrinin buzëqeshjen,
të keqen mbollën si farë,
ndaj dhe korrën veç urrejtjen!

Asnjëherë mos e harrojmë,
këtë gjëmë që na ka ndodhur,
Çdo sekondë të vigjilojmë,
se fashizmi nuk ka ngordhur!

Share This Article
29 Comments
  • Se Fashizmi nuk ka ngordhur !….
    Sepse me ngjan ky varg si thirrja e te pavdekshmit Julius Fuçik!….
    Poeti ka te drejte.
    Bajraktari yne paranojak, genjeshtar i semure, i etur marrezisht per pushtet, me metoda fashiste,
    V o l u n t a r i z e m,
    P o p u l i z e m,
    A n t i k o m u n i s t mashtrus per te maskuar revanshin,
    Duke hedhur ne dore te gjitha pushtetet,
    Me metoda tipike fashiste,
    Edhe pse u rrezua me votat plebishitare te shqiptareve,
    Perben nje rrezik real per Shqiperine dhe shqiptaret, deri sa te gjykohet si kriminel dhe hajdut ordiner dhe te mbyllet ne kafaz hekuri !
    Berishë Mashtrusi u mund me vota, por nuk eshte likujduar akoma pjella e Gjarperit…..
    Prandaj thirrja e Poetit eshte me se aktuale dhe ne kohen e duhur!….

  • vertet u cliruam nga kjo bishe e eger,por jemi ne tension,sa te vij shtatori e te zhduket perfundimishte,cfar nuk pret nga ajo moster.bravo arben je i madh.

  • kjo moster e pander
    nuk ngorthe me nder
    prandaj ti themi
    largou more legen

    kryenec dhe mendjemadh
    mashtues e i pabes
    gjithdita i kalon
    si te vjeth e si te dhjes

    a do kemi drejtesi
    qe kete moster faqe zi
    ta gjykojm me qetesi
    bashk me mutrit e tij

    po nuk u ndeshkue
    kemi mbjell faren e keqe
    dhe ky popull kaq i vujtuar
    dhe me shum ka per te vuajtur

    kemi mbjell fare te keqe
    brezi iri me fytyr te keqe
    sa del nga shurdhjesa
    te kerkon vetem qese.

  • O beno je i modh po mire thote linda jemi megjitment ne tension per keto veprime qe po ben sot KQZ e PD duhet me patjeter te behet cdo e mundur qe te parandalohen veprimet e ketyre antareve te poshter dhe te paskrupullt menjehere duhen te shkarkohen dhe ti jepen organeve kompetente per gjykim ne rast te kundert mendoj se ketu tek ne eshte e kote te votosh ketu tek ne cdo gje vidhet diten per diell o ZOT na ruaj nga keto bastarde dhe te pashpirt se hajduti kryen cdo lloj veprimi juve qe ju dham voten duhet ti ruani me jeten tuaj sepse ju besuam alternativen.Beno rrofsh.

  • -Bravo zoti Duka
    na kenaqe shpirtin me ato qe shkruan qe me pak fjale pasqyrojne realitetin tone
    qe na kishte lidhur si skllever nje familje shume e keqe kriminelesh dhe tradhetaresh
    si familja e saliut dhe fazlliqit.
    shpresojme qe zoti Rama te vendosin drejtesi ose keta qe akoma nuk kane ikur,do te vijne prape me te eger me shqiptaret,duke na vrare dhe hedhur ne ere dhe duke na shitur tokat dhe pasurite e kombit sikur ja ka bere sheqerja.

  • E perseris dhe jo nga e mira por vetem nga e keqa:

    Edi Rama shto vigjilencen ne maksimum dhe kurre mos lere te degradojne votat plebishitare te popullit tend te shume vuajtur.
    Ky ankth ne do te ne shoqeroje deri sa Edi Rama te shkele ne zyren e vete qe populli e ka çuare me vote plebishitare dhe te poa kundershtushme nga asnje.
    Nuk jam frikacak por perpara ketij armiku te betuare duhet vetem vigjilence dhe zbatim ligji pa meshire .

  • Urime shume te perzemerta BENI! O BENI, ti i thua vete te gjitha, nuk na le gje ne te tjereve per te thene . Por keta jane te pa fytyre ,pa nder dhe karakter njerezor por Ti me shume kete vigjilencen e ke per kryetarin e opozites dhe pastaj per ne (popullin).Rama duhet te mos harroj qe keta kriminele dhe vampire duhet te dalin patjeter perpara drejtesise, perpara se ti lene fotografine per ne Arabine Saudite.

  • Ja nje pjese e bejtes se Dukes:

    Është zenithi i gëzimit,
    uragani i Qershorit,
    si në ditën e Çlirimit,
    të njëzet e nëntë Nëntorit!

    Shqiptarët e bën’ si burrat,
    dolën vetë nga ajo gropë,
    të keqes ja dogjën urat,
    tani janë në Europë

    Dhe vete duka beson ne bejten qe shkruan,se uragani i qershorit paska bere hatene.

    Ku vete partia socialiste 8 vjet ne opozite mbeti po ne kufijte e dy zgjedhjeve te meparshme e duke rene dhe me teper ne 63 deputete.

    Ish jo Partia socialiste,por Levizja socialiste ajo qe zaptoi gomarin me 15-16 kembe.

    Pra e kryeakuzuara nga PS,levizja socialiste qe ish per 1370 dite ne pushtet dhe kaloi vec 9 jave ne opozite,u rit me 400%.

    Ky pra paska qene uragani i fitores sipas bejtese se Dukes.

    E kryeakuzuara e PS per te cilen u dogj Tirana,u masakruan forcat e rendit u thye prorta e kryeministrise e u vrane 4 veta,u be gomar me qira per transportimin e PS ne pushtet.

    Kur nderkohe e gjithe bota ben ham per ti thene te tjereve e kemi cliruar Atdheun nje dite para,Duka thote se eshte cliruar nje dite pas,jo me njezetetete,por me njezetenente.
    Per te qene me te sigurte z Duka te veme me njezetedhjete.

    Se uragan imadh ish dhe atehere,4 brigada rethuan Tiranen me 15 nentor ku kish mbetur vetem nje gjerman i vetem,e pas 72 ore luftimesh,4 brigada kuder nje gjermani te vetem qe as nuk e plagosen dot as nuk e vrane,kur ju mbaruan fisheket me date 17 nentor vrau vehte.

    E brigataret cliruan Tiranen,se gjermanet e tjere kishin nje jave qe kishin iku.

    He te rroje partia te rroje.

    • Fleks te paska rene dielli ne koke dhe sidomos goditja qe more ne trurin e vogel ne dt 23 qershor te paska çoroditur busullen komplet.
      Shko vizitoju sa nuk eshte vone…..

    • Sa mirè e ditka historinè ky emiflex ( dysheku ). 4 divizione me njè gjerman tè vetèm ?!? Po pèrse more dyshek i ofendon gjermanèt ? Ushtarèt gjermanè nuk e linin kurrè shokun e tyre vetèm dhe pèr mè tepèr ato nuk kanè qènè aq frikacakè qè tè tèrhiqeshin pa u ndeshur , sa ty ta merr mendja, pale tè vriste veten ?!?
      Eshtè zenithi i gèzimit,
      uragani i Qershorit,
      si nè ditèn e çlirimit,
      tè njèzet e nèntè Nèntorit.
      Duhet tè jeshè njè nga pasardhèsit e atyre tè ballit qè kèto vargje tè kanè tronditur aq shumè zoti dyshek i nazismit. Kèto janè vargjet mè mbresè lènèse tè Arbenit. qè mè sjell nè mendje ato vajza dhe djem qè na sollèn lirinè….Para partizanè !

  • Me te vertete ” Fashizmi nuk ka ngordhur ” Eshte ne perpelitjet e fundit,por edhe kur te ngordhe perfundimisht , do te na lere dy metra litar jashte varrit , per te na i lene sherrin ne vazhdim ! Prandaj , vereni ne vesh shprehjen e Julius Fuçik : ” NJEREZ , JENI VIGJILENT !”

  • 29 nendori eshte vetem si ikja e fundit e pushtuesve.Nga ajo date qe vendi u ozurpue nga bisha e eger komuniste nuk la gje te mire qe kishte ky popull. .Armiqt nuk I bene gje kti populli,ne krahasim me clrimtart qe bene cdo te keqe te mundshme.Aq sa sunduan pashallart e kuq po aq kohe bene era e keqe e tyre per tu zhdukur.

  • PADRINUA MORE ESHTE FASHIST APO SOCIALIST?A E MBAN MEND VAPORIN E PADRINOS QE U AKUZUA NGA META>beni FASHIST KA NE PS SA TE DUASH..BENI NUK PO ECEN VETE

  • autori i kesaj bejtje ka shume te drejte qe fashizmi jeton dhe jeton biles midis nesh.Dhe sh. edi rama vajti vete personalisht ne zemer te fashizmit mu ne mes te italise dhe ja u beri te qarte berlusconit dhe te tjerve QE SHQIPERIA KA ZOT mbas 23 qershori rilindi komunizmi rilinden blokmenet dhe ka kush idel zot shqiperise dhe fukaranjeve.

  • Ha Duka he ,coji perseri leter e beji bejte Njaziut,se te dolen 1250 vota te vjedhura vec ne qarkun e Lezhes,qysh tani.

    Tani bejten beja vehtes tende,se vesc ne qarkun e Lezhes dolen gjer tani 1250 vota te tjetersura,vajhallin po te hapen te tera kutite.

    Do qelbet dynjaja.

    Prandaj e Beni tani beje dhe nje bejte nga ato me 4 rrokje,rrokje-rrokje me titull:Si e qelbem dynjane.

  • o Beni te uroj shendet te plote ,besoj s me mban mend po vajtem vite pa u pare qe nga vitet e shkolles skenderbej dhe shkolla e bashkuar gjithmone e kame pelqyer penen tende ,mbane mend kur bere tekstin e kenges ore ore lule bore na ngrite naten ta degjonim .ishe lindur per ate pune. lexova te fundit sot dhe me pelqeu Ai mire qe u tregua kafshe me popullin shqiptar por problemi me i madhe eshte se edhe ata qe ka perqark i ka si lolo dhe i ka bere si vetja.i shikoj dhe degjoj qe flasin per meritat e sales dhe flasin njelloj me gjuhen e atij. me respekt

  • Bravo Beni,beri nje vjersh leshit te Jozefines i thash njerit te te shes nja 2 kg lesh te zhozit, por ai me tha i dua me gjithe troje.

  • saliu nuk ka qene kure komunist saliu nuk ka qene spiun saliu nuk eshte serb saliu dhe e bija nuk spiunoi u c k ne saliu nuk shiti detin grekut saliu nuk vrau ne gerdec saliu nuk vrau ne bulevard saliu nuk vrau azemin saliu nuk shfarosi fisin e haklajve saliu nuk beri milardere familjen e tij ,juqe flisni per te tjeret verini ne balance keto e te shohim nga terheq balanca ju jeni qorer dhe tu roje berisha dhe hipur tu qendroje tere jeten mbi kurizin tuaj shumica ja vuri kufirin te thana ,,ju jeni te nje kallepi me te po nje dite do te pendoheni

  • Arben Duka te kujton Ali Asllanin , me te famshmen e tij “ Hakerrim “
    Ja disa nga strofat e kesaj vjershe , qe janë kaq aktuale edhe per keta pusht-etar qe sapo gremisi populli me vote , per te vajtur ne dore te drejtesise per zullumet qe kane bere ndaj ketij populli..
    ……..
    Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
    hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
    Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
    ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

    Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
    dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
    Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
    nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

    Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
    dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
    Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
    që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

    Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
    kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
    Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
    koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

    Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
    ky i sotmi zër’ i errët, bëhet zjarr e vetëtimë
    dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
    nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

    A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
    nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
    ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
    Ju do thoni si të doni… po e drejta DERMON HEKUR !

  • O Beni,mos haro te na shkruash neser nje bejete me 4 a 5 rrokeshe per 1500 votat e Lezhes.

    Pasneser bej nje tjeter po me aq rrokje dhe per Qarkun e Shkodres.

    E mos haro te shkruash se je 1 milion ne Shqipericke dhe te mbyt me peshtyme.

    Se Shqiperia eshte dicka me e madhe se Shqipericka

    Ti shkruaje bejten se komentuesit ketu gajasen para se ta lexojne.

    Per titullin mos e vra mendjen fare,titulloje 1500 vota te tjetersura vetem gjate numerimit e dergimit te procesverbaleve.

  • Jam vdekja! Kam ardhur te mar saliun dhe te gjithe ata qe flasin me gjuhen e tij te gjarperit. Do t’i shuaj te gjithe faren e tyre te keqe?! Jam vdekja. Pushoni ne arkivolin tim!!!

  • Ty fleks do te të rrembej te parin ne arkivolin tim. Kuislingeve dhe bijve te tyre nuk ju le nam e nishan. Jam vdekja jote . Nuk vij me plumb por me pelerinen e turpit me te cilen ju mbuloi historia. Ju doni te shuani historine qe t’ju hiqet dhe pelerina e turpit . Jam vdekja. Nuk me shpetoni dot. Baballaret tuaj nuk mê shpetuan. Nuk i mbrojti dot as kryqi. Kryqi nazist. Nuk i vrava me plumb. I vrava me armen e turpit te perjetshem. Me kete arme po ju ndjek dhe ju pinjolleve te kolaboracionisteve. Dhe do t’ja u hedh pelerinen time te zeze. Do t’ju maaaaarr!!!

  • flekso para se te flasesh per vjedhjen e votave nga ps hidh nje sy nga votimi i pd. berisha ato qe nuk i vodhi dot ne zgjedhjet emedha(ato qe i dhane dermen) po vjedh votat per lulushen. sepse ujku qimen e nderon por zakonin nuk e haron. prandaj fleksi ja ku e ke shembullin me te mire, dhe votat e demokrateve po vjedh i ndjeri sali

  • Urime Lulzim Bashes.

    Urime Partise Demokratike

    Urime e gezime per te mbi 10 milion shqiptaret e kudodndodhur

    Urime dhe Sali Berishes

    Qe nuk u fut ne perrallat me LAKEROR,qe te rikandidonte pas doreheqjes.

    Por leshoi dy silura perfekte,Lulzim Bashen e Sokol Olldashin.

    LULUZIM BASHA eshte sot Kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise.

    E Sali Berisha kalon nga mesfushor i shkelqyer i PD ne trajner te hatashem te saj.

    Gezim i madh ne mbare shqiptaret e kudondodhur

    Aspirata e mbi 10 milion shqiptareve,qe Basha te jete pasuesi i Berishes u be realitet!

    Urime per jeten se vdekja ka vdekur.

  • Beni neser po pate kohe na bej nje bejte me rrokje per LULZIM BASHEN e nje per LAKERORIN tuaj.

    Ose beje dy bejte vec e vec ose beji bashke.

    Psh me titull LULZIM BASHA i Berishes dhe LAKERORI Rames!

    Beje me 4 ose 5 rrokje,se jane te “veshtira shume”ata lloj bejtesh per tu bere

    Jane aq te veshtira sa mund te behen me mijra strofa ne dite.

    Po ti bejei se gajasen komentuesit ketu.

  • Fleks ty te kane perdhunuar
    3 dite rresht ke bere komente ketu
    dhe te thashe je komplet idiot pa fantazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *