Gomonia me 1,6 tonë kanabis pëson avari, trafikantët braktisin mjetin dhe drogën

redaktor

Një gomone 8 metra e gjatë, e ngarkuar me kanabis, është kapur në det jashtë ujërave territoriale shqiptare.

Gomonia kishte në bord rreth 1,6 tonë kanabis, që mendohet se është nisur nga Vlora.

Trafikantët janë larguar nga mjeti, duke e braktisur.

Dyshohet se mjeti lundrues, megjithëse kishte dy motorë të fuqishëm, ka pësuar avari në det dhe nuk ka mundur të vijojë drejt destinacionit.

“Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det”, tha policia në një informacion paraprak.

Share This Article
1 Comment
  • Gomonia e prishur ne mes te dedit, po trafikantet si u larguan????
    Menyra e vetme eshte ti kete ndihmuar Policia me gomonen e saj deke i “hedhur” ne toke.
    Kur trafikantet jene ne toke gjithnje Policia deklaron se kane ikur ne drejtim te “paditur”, po ne mes te detit ne cilin drejtim kane ikur ne ate te “paditur”?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *