Inter ka lënë pas një të mërkurë shumë impenjative me merkaton, edhe pse nuk ka realizuar asgjë zyrtare.
Në njërën anë huazimet e Gabigol e Joao Mario dhe në krahun tjetër spiralja që të çon te Pastore.
Në orët e vona të së mërkurës zikaltrit kanë arritur të bindin fantazistin argjentinas nëpërmjet agjentit të tij, Simonian që të transferohet në Milano.
Pastore ka pranuar të reduktojë pagën e tij me 30% dhe është gati t’i bashkohet Interit që në muajin janar.
Por vullneti i Pastores nuk është vendimtar, pasi Inter duhet të bindë PSG për këtë manovër.
PSG për të respektuar rregullat e fair play financiar kërkon 20 mln euro, ndërkohë që Inter është gati për një huazim paraprak dhe më pas negociatat për pagimin e kartonit, me detyrim në qershor të vitit 2019.
