Emri/ Vritet një person në Librazhd, autori e godet me sopatë dhe largohet

DITA Online

 

Një 50-vjeçar është vrarë këtë të enjte në Librazhd.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zdrajsh, ku ka humbur jetën Idriz Byci, 50 vjeç, pasi është goditur me sopatë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se autor i ngjarjes së rëndë është Fiqiri Askurti 50 vjeç, i cili mësohet se pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, teksa dyshohet të ketë qenë një konflikt i momentit mes dy të lartpërmendurve.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Librazhd

Informacion Paraprak

Më datë 25.01.2018 në sallën operative Librazhd ka ardhur një telefonatë se në fshatin Zdrajsh një shtetas është vrarë me sende të forta (sopatë).

Shërbimet e policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore konstatuan se;

Në fshatin Zdrajsh Librazhd shtetasi Idriz Byci rreth 50 vjeç i cili kishte qenë duke pastruar rrugën në këtë fshat dyshohet të jetë vrarë me sende të forta (sopatë) nga shtetasi F. A., rreth 50 vjeç që dyshohet të jetë i sëmurë mendorë

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *