Ambasada amerikane: Si të mbroni veten nga mashtrimi me vizat për në SHBA

DITA Online

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar një njoftim të rëndësishëm për ata persona që kanë rënë pre e mashtrimeve për viza.

Përmes një postimin në rrjetin social facebook Ambasada shkruan se kontaktohen shpesh nga persona që kanë rënë pre e mashtrimit të vizave.

Sipas tyre, mashtrimet përfshijnë faqe interneti të rreme ku kërkojnë tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë vizën.

Më tej ambasada amerikane lajmëron qytetarët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

Postimi i Ambasadës Amerikane

Rregullisht, ne kontaktohemi nga individë që kanë qenë viktima të mashtrimit të vizave.

Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa e-maili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet të paguhen për të marrë një vizë.

Edukoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi! #PyetAnen 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *