Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Në qendër të bisedës ka qenë bashkëpunimi në rajon, por edhe ecuria e dialogut me Kosovën që është pezulluar pas vrasjes së Oliver Ivanoviç.
“Me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për bashkëpunimin bilateral e rajonal dhe ecurinë e dialogut mes Serbisë e Kosovës”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa e shoqëron statusin edhe me pamjet e takimit me presidentin serb.
Forumin e Davosit, kryeministri shqiptar po e shfrytëzon për takime me kryeministrat dhe Presidentët e vendeve të ndryshe në rajon dhe Europë për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, por edhe për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor.
Po sot, Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Davos ka vijuar me takimet me homologët e Kroacisë dhe Holandës për të lobuar për hapjen e negociatave në qershor.

O Ramo,po lere Kosoven rehat se nuk pret prej teje dicke te mire.Kosovaret e kuptuan punen tende para gjithe ne tjereve dhe te tha ish ministri i jashtem E.Hoxhaj mos u perzi ne punet tona ne i zgjedhim vete.Ti po ja fale shqiperin grekut dhe mendon se edheKosoven serbit .Jo more ate enderrr nuk do ta shofish.