Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë natës disa nga ambientet e zyrave të institucioneve shtetërore si dhe të Bashkisë së Pogradecit.
Informacioni paraprak bën të ditur se janë dëmtuar dokumentacione në ambientet e zyrës së Punës, ISSH-së dhe Inspektoratit të Mjedisit.
Ata kanë thyer dhe shkatërruar dyert e këtyre zyrave që ndodhen në të njëjtin ambient.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve.
