Fazat në të cilat hëna kalon ndikojnë shume në gjendjen emocionale e luhatjen e humorit tonë, në përditshmëri.
Ndonjëherë, ndryshimet e gjendjes janë aq të papritura, sa çuditemi edhe me veten. Në fakt, nuk ka vend për çudi sepse hëna është vërtetë ndikuese.
E kanë pohuar këtë edhe studiuesit që kanë shqyrtuar çështjen në fjalë.
Pavarësisht fryrjeve që shkaktojnë legjendat, ngelet e vërtetë që fazat e hënës kanë efekte mbi shëndetin mendor të njeriut.
Të gjitha këto reflektohen në sjelljet e tij me të tjerët, në disa raste njeriu bëhet më agresiv, ka probleme në komunikim, por edhe me veten.
Gjumi është gjithashtu i prekur nga hëna, sidomos kur ajo është e plotë. Me daljen e hënës së re, energjitë ripërtërihen dhe problemet e mësipërme janë më pak të dukshme.
