Ronaldinho futet në politikë, mund të bëhet senator në Brazil

DITA Online

 

Pas Romario, një tjetër ish-futbollist i jashtëzakonshëm dhe kampion bote me Brazilin, mund të futet seriozisht në politikë.

Është fjala për Ronaldinho.

Ish-futbollisti i Milan dhe Barcelonës, ashtu si ka bërë të ditur shtypi brazilian, është ftuar nga Partia Ekologjike për të qenë kandidat për vendin e senatorit në shtetin brazilian Minas Gerais.

Në ditët e ardhshme, ish-fituesi i “Topit të Artë” do të takohet me kryetarin e partisë, Jair Bolsonaro, i cili është kandidat për zgjedhjet për president të Brazilit, që do të mbahen në vitin 2018 dhe konsiderohet si rivali kryesor na pjesa e opozitës.

Partia Ekologjike në Brazil konsiderohet si parti e ekstremit të djathtë.

Bolsanaro kërkon të ketë Ronaldinho si krah të djathtë.

“Dinho” u tërhoq zyrtarisht nga futbolli para një jave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *