Trajneri i Shqipërisë, Christian Pannuci, dha një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”.
Ai foli për shumë tema.
Aventura me Shqipërinë, investimet e FSHF-së, por edhe futbollin italian. Numri një i stolit jep idetë e tij edhe për rifuqizimin e futbollit italian.
Panucci, si ishin gjashtë muajt e parë me kombëtaren Shqiptare?
Një aventurë shumë e bukur. Unë jam shumë i lumtur. Federata është shumë e organizuar. FSHF-ja po investon në komplekse dhe në stadiume të reja, duke punuar në shkolla. Po i kushton vëmendje të rinjve dhe sheh edhe lojtarët që luajnë jashtë Shqipërie. Skuadra po merr formë, dhe qëllimi ynë është të arrijmë kampionatin evropian.
Në anën tjetër të Adriatikut, morali është i ndryshëm, pasi kemi prekur pikën më të dobët në histori dhe pa Botëror…
Rënia kishte filluar prej kohësh, pasi edhe në botërorin e 2010-ës dhe 2014-ës, Italia mori pjesë por u eliminua që në raundin e parë.
Këtë herë është më keq, pasi edhe pas eliminimit nga Suedia situata nuk ka ndryshuar dhe ende nuk kemi një trajner. Keni ndonjë emër për të sugjeruar?
Presidenti i ri i Federatës duhet ta bëjë këtë, por fillimisht ju duhet të keni një president. Ju duhet një person që do të bëjë mirë për futbollin italian. Njerëz që kanë dhënë shumë për futbollin duhet të jenë të përfshirë, nuk e kuptoj se si persona si Paulo Maldini nuk janë të ftuar. Nuk e kuptoj se si Maldini lihet jashtë çdo diskutimi, kjo do të thotë se nuk duan që gjërat të bëhen mirë.
Çfarë duhet bërë?
Duhet themelimi i ekipeve të dyta, menjëherë. Ka drejtorë sportivë që ndërtojnë një rozë prej 40-45 lojtarësh dhe më pas nuk duan ekipet e dyta. Situata është e qartë.
Që do të thotë?
Zidane, Guardiola, Luis Enrique erdhën nga ekipet e dyta. Ata punuan fillimisht aty dhe morën eksperiencë. Ka një klub që i ka bërë gjërat si duhet.
Kush është?
Atalanta. Më pëlqejnë idetë e tyre për futbollin. Ata i japin mundësinë çdo fëmije te Bergamos të veshë fanellën e tyre. Italia duhet të investojë në sektorin e të rinjve. Kur investon në sektorin e të rinjve do të marrësh produktin mbrapsht. Sa investohet 5 milionë euro në lojtarë që vijnë si baste më mirë të investohet te të rinjtë.
Spektakli në Seria A ka rënë…
E drejtë. Seria A nuk është në nivelet më të larta. Kemi një futboll shumë defensiv dhe prioritet kanë rezultatet. Juventusi po na nderon në arenën evropiane, pasi luan mirë në Champions dhe mundohet ta fitojë atë. Napoli po mendon të fitojë kampionatin, pasi u eliminua nga Championsi që në fazën e grupeve.
Një rezyme për titullin në Itali?
Juventusi është skuadër me shumë eksperiencë dhe mjaft e fortë. Napoli po luan mirë, por bardhezinjtë janë mjaft të fortë dhe të matur. Kampionati humbet pa këto tipare. Luciano Spalleti po punon mirë me Interin, po rindërton ekipin, por nuk e shoh në lojë për titullin. Skuadra që do kampionatin duhet të ketë vazhdimësi dhe këtë nuk mund ta arrish me një ekip që është në rindërtim e sipër.
Milani ka ndryshuar shumë dhe nuk është e lehtë për të marrë rezultate menjëherë, shpresoj që Gattuso të ringjallë sezonin e kuqezinjve. Jam shumë i lumtur për Rinon.
Roma nuk duhet të flasë për titullin, por për pjesëmarrjen në Champions League.

Napoli Juve Milan Inter e Roma!
Carlo Christian ma Lazio do s’ta?
Grande Igli!!!!!