Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku ka replikuar së fundmi përmes Twitterit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas dehaklaratave të këtij të fundit, se do i thoshte lamtumirë dialogut me Prishtinën, nëse kusht ishte njohja e Kosovës.
“Nëse dialogu Beograd-Prishtinë, nënkupton njohjen e Kosovës shtet, atëherë ju faleminderit, lamtumirë!”, tha Vuçiç në një intervistë një ditë më parë.
Me të njëjtën monedhë i është kundërpërgjigjur ambasadorja e Kosovës. Duke ripostuar komentet e Vuçiç, Çitaku është kundërpërgjigjur: “Në rregull. Lamtumirë edhe ti!”
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ambasadorja e Shqipërisë në OKB, reagimin e Çitakut e kanë ripostuar në profilet e tyre.

Zonja Ambasadore keni kujdes me Vucicin se eshte mik i Rames…