1. Regjimi i rregullt ushqimor në përgjithësi është çelësi kryesor i mbajtjes larg të komplikacioneve që prekin veshkat dhe veçanërisht të formimit të gurëve.
2. Pijet alkoolike janë një faktor që nxisin formimin e gurëve në veshka, ndaj dhe duhen shmangur.
3. Po ashtu edhe ushqimet e rënda dhe të pasura me yndyrë duhet të konsumohen sa më pak që të jetë e mundur.
4. Konsumi i duhanit është një tjetër faktor që favorizon formimin e gurëve në veshka.
5. Në varësi të madhësisë së gurit apo komplikacioneve që paraqet pacienti, mjeku rekomandon edhe dietën strikte ushqimore që pacienti duhet të ndjekë.
6. Gjithashtu duhet të dini se obeziteti ndikon negativisht duke influencuar formimin e gurëve, sikundër edhe shumë sëmundje të tjera. Në shumë raste këta pacientë janë operuar për heqjen e gurit dhe me kalimin e kohës kanë formuar përsëri gurë.
7. Njëlloj të riskuar janë edhe ata që vuajnë nga tensioni, si dhe ata që kanë anomali të lindura të aparatit urinar. Kjo pasi këto kategori kanë kushtet e favorshme të formimit të gurëve në veshka.
8. Kujdes maksimal duhet treguar edhe ndaj ndjekjes së rregullt të trajtimit mjekësor të rekomanduar nga mjeku, si dhe në asnjë rast nuk duhet besuar tek marrja e barnave qetësuese pa u konsultuar më parë me mjekun specialist.
9. Janë të rekomandueshme që të përdoren të gjitha llojet e çajrave bimore, pasi këto të fundit kanë dhënë efekt në shkrirjen e gurëve. Konkretisht më të efektshme në shkrirjen e gurëve në veshka janë çaji i kamomilit, çaji i lule blirit, çaji i malit, si dhe çaji i përftuar nga zierja e bishtave të qershive.
10. Mjaft ndikim në lehtësimin e dhimbjeve luan edhe bërja e banjave të ngrohta. p.k/dita
