Të shkarkuara për ekstradimin e Nezar Seitit? Çollaku: Jemi në punë, thjesht bëmë detyrën

editor

E perditshmja Panorama raportoi dje se dy specialiste të Ministrisë së Drejtesisë, të sektorit të ekstradimeve dhanë dorëheqjen para dy ditësh, pasi nuk pranonin të firmosnin ekstradimin e shtetasit Nezar Seiti, i lakuar në media si  “financieri i Habilajve”.

Ina Toci dhe Suela Collaku janë dy specialistet e ministrisë që janë larguar nga detyra – sipas lajmit që u rimor nga disa portale.

Por e pyetur nga Dita, Suela Çollaku e mohon këtë.

“Jam informuar nga mediat se une dhe kolegia ime Ina Toci ( e cila nuk ka lidhje me dosjen ne fjale), pra specialistet e Ministrise se Drejtesise  kane dhene doreheqjen sepse i kane detyruar te firmosin ekstradimin e Nezar Seitit. Deshiroj ta pergenjeshtroj kete lajm duke theksuar se nuk kam qene e detyruar te firmos nga  asnje  titullar, thjesht kam kryer detyren konform ligjit. Ju bej me dije se ne aktualisht jemi ne pune dhe vazhdojme te qeta detyren tone ne pozicionin e specialistit  qe e gezojme prej vitesh pikerisht per shkak te kryerjes se detyres me rigorozitet dhe konform procedurave ligjore. Faleminderit per vemendjen” – tha Çollaku,

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Thano
    Ekstradimi i Nezar Seitit i njohur ndryshe edhe si financieri i grupit të Habilajve është bërë në anashkalim të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vendimit të Gjykatës që e ka lënë atë në arrest me burg. Ky është përfundimi i verifikimit që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme me urdhër të kryeprokurores, Arta Marku. Në njoftimin zyrtar ngarkohet me përgjegjësi Prokuroria e Krimeve të Rënda se nuk ka informuar për vendimin e masës arrest me burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për Seitin.
    “Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, nuk ka patur asnjë informacion në lidhje më procedimin penal ndaj shtetasit Nazer Seitaj nga Prokuroria Për Krime të Rënda. Aktet e vetme që ka disponuar kjo drejtori janë aktet që kanë lidhje me procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj, në funksion të drejtësisë italiane”- thekson njoftimi i Prokurorisë.
    Firma për ekstradimin e Nezar Seitit u hodh nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pak ditë më parë në përgjigje të kërkesës së autoriteteve italiane. Ministria në argumentimin e saj tha se u bazua për firmosjen e ekstradimit në procedurat e Prokurorisë së Përgjithshme. Ky vendim ngjalli dyshimet se Ministria e Drejtësisë ka hequr nga duart e Prokurorisë së Krimeve të Rënda një dëshmitar kyç për çështjen e Habilajve ku nën hetim është edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
    Këtë e përforcon edhe më shumë fakti se Tahiri nuk është mes të proceduarve nga Prokuroria e Katanias, e cila ka dërguar për gjykim Mosi Habilajn dhe disa anëtarë të grupit. Gjithsesi Prokurorja Marku ka kërkuar hetim disiplinor për disa institucione në varësi duke i kërkuar medias që të jetë vigjilente për përgjegjësi që në fakt i takojnë Organit të Prokurorisë dhe institucioneve shtetërore. Megjithatë media e ka bërë punën edhe më parë kur ka raportuar vendimin e Gjykatës për lënien në burg të Nezar Seitit edhe pse Prokuroria bën të paditurin.

  • Tani kjo fyçko-ministrja mund ta lajë m…..me shurrë, por kot e ka! Gabim këto vajzat që kanë pranuar të rikthehen në punë, sepse njërën e njof personalisht dhe më ka pohuar vetë që u shkarkuan sepse ngurruan të firmosnin urdhrin e ministruces. Megjithatë që sot kanë nisur të tregohen barcaleta me ETildën që pasi Rama e urdhëroi të rrimerte urgjentisht në punë dy specialistet, ju puthi b……derisa u rikthyen. Eh mi Etilda….nuk është kollaj nga sekretare dhe fotokopjaxhie të bëhesh ministre, duhet të hash sh m….që të mbash karrigen

    • Une nuk e di ku i paske marre informacionet ti, se zonjat as jane pushuar nga puna dhe as jane detyruar te firmosnin. Skane faj qe medias ketu i thone kazan se ashtu eshte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *