Ish-Presidenti Bujar Nishani, njëherësh ish-ministër i Brendshëm në qeverisjen e PD, thotë se tashmë ka ardhur koha për një platformë të re angazhimi brenda Partisë Demokratike. Teksa ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, Nishani thotë se duhet të rimblidhen kontributet e çdo demokrati që ka qenë pjesë e PD që nga themelimi i saj.
Nishani shprehet se çdo parti politike që pretendon të marrë pushtetin dhe të jetësojë një program dhe alternativë të re, duhet të vlerësojë të gjitha energjitë e mbështetësve të saj.
“Në radhë të parë sot në PD duhet që të rimblidhen ribashkohen forcat energjitë, kontributet, jo qindra, por mijëra resurse njerëzore, të cilët që nga viti t92 kur PD u shfaq në jetën politike shqiptare, njerëz të angazhuar në politike, deputetë, ish deputete, ish-ministra, teknikë, mbështetës, etj; të gjithë këta duhet të jenë pjesë e një platforme angazhimi. Për secilin duhet ofruar, nxitur dhe i duhet lutur, për një angazhim të ri”, u shpreh Nishani për News 24.
Sakaq, ai ka bërë edhe një krahasim sa i takon kontributeve dhe të metave mes dy partive PD dhe PS, ndërsa këtë të fundit e cilëson si parti me histori 75-vjeçare.

Ide shume e mire komandant Bujari po Luli e ka harruar qe bashkimi bene fuqine.
Ik more bajge ! Sa ishe president u solle si noter e Sales !
Ti mbetesh turpi me i madh i shtetit shqiptar ne keto 105
vjet pavaresi. Antikapat,ulok,sakat ……! Me vjen peshtire
e me vjen per te vjellur kur kujtoj emrin e kesaj bajge…!