Mbipesha dhe obeziteti ndikojë në shfaqjen dhe rëndimin e shumë sëmundjeve, si ato të zemrës, veshkave, diabetit, etj. Rënia në peshë për këto kategori pacientësh nuk është e lehtë, pasi shumë prej tyre e kanë shumë të vështirë të mjaftohen me vendosjen e kufizimeve, në ushqimin që duhet të konsumojnë gjatë ditës.
Kjo bën që shpesh herë të keqkuptohet edhe ideja e dietës që duhet të ndjekin, si një dietë, e cila kufizon gjithçka që duhet të konsumojnë. Specialistët e shëndetit thonë se të ndjekësh dietë, nuk ka të bëjë me kufizim të llojeve të ushqimeve që duhen konsumuar, por vetëm me balancim të përbërjeve që merren prej tyre.
Nëse sasia e proteinave, yndyrave, fibrave, dhe karbohidrateve kombinohen në mënyrën e duhur, atëherë kemi të bëjmë me një ushqyerje të shëndetshme, e cila ndihmon rënien në peshë, pa u ekspozuar ndaj shumë kufizimeve.
Konkretisht, ushqyerja e shëndetshme karakterizohet nga marrja e ekuilibruar e energjisë me shpenzimin e saj, në mënyrë që të mbahet pesha e dëshiruar dhe të pengohet rritja e peshës së trupit. Është krejt e kuptueshme se nevoja energjike për njerëz me trupa të ndryshëm dhe me aktivitet ditor të ndryshëm nuk mund të jetë e njëjtë, prandaj nuk mund të ketë receta standarde.
Për uljen e peshës në pacientët me mbipeshë dhe obezitet, ADA (Shoqata Amerikane e Diabetit) rekomandon ndjekjen e regjimeve dietike, të cilat gjenden të detajuara në vijim të shkrimit për secilën kategori sëmundjesh.
Ushqyerja e shëndetshme është një nga mënyrat kryesore për minimizimin e faktorëve madhorë të rrezikut për sëmundje të zemrës, dislipidemive ose yndyrave të larta në gjak, hipertensionit, diabetit, sindromit metabolik, obezitetit, si dhe shumë patologjive të tjera.
Ja si duhet të jetë përmbajtja e një ushqyerjeje të shëndetshme
Lënda ushqyese Sasia ditore e rekomanduar e marrjes.
Yndyrë e saturuar Më pak se 7 për qind e të gjitha kalorive .
Yndyrë e shumëpasaturuar Deri në 10 për qind të të gjitha kalorive.
Yndyrë e njësaturuar Deri në 20 për qind të të gjitha kalorive.
Tërë sasia e yndyrës Nga 25 deri në 35 për qind të të gjitha kalorive.
Karbohidrate 50 deri në 60 për qind të të gjitha kalorive.
Fibra Rekomandohet që të merren 20-30 g.
Proteina Duhet të merren afërsisht 15 për qind e të gjitha kalorive.
Kolesterol Duhet të merret në më pak se 300 g.
Për uljen e peshës në pacientët mbipeshë dhe obezë rekomandohet
- Dieta me kufizim kalorish nga karbohidratet.
- Dieta me kufizim kalorish nga yndyrat.
- Në rastin e dietës me pak karbohidrate duhet monitoruar profili i yndyrave, funksioni renal, marrja e proteinave (për ata me nefropati), si dhe korrigjimin e mjekimit hipoglicemik.
Për uljen e kolesterolit të keq rekomandohet:
- Ulja e marrjes së yndyrave të pasaturuara dhe acideve transyndyrore në më pak se 7 për qind të kalorive ditore.
- Ulja e marrjes ditore të kolesterolit në 200 mg.
- Rritja e marrjes së steroleve dhe stanoleve bimore.
- Rritja e marrjes ditore të fibrave.
- Të gjitha këto masa duhet të shoqërohen me balancimin e kalorive për uljen e peshës edhe nëpërmjet ushtrimin fizik.
Sa i takon kujdesit të dietës për rënien në peshë, nga diabetikët duhet të ndiqet:
- Një dietë që përfshin karbohidratet nga frutat, zarzavateve, drithit të plotë, legumeve dhe qumështit me përmbajtje të ulët yndyre.
- Monitorimin e karbohidrateve qoftë duke i matur ato qoftë nga përllogaritja sipas eksperiencës mbetet strategjia kyç në arritjen e zotërimit të glicemisë.
- Përdorimi i indeksit dhe ngarkesës glicemike mund të sjellë një përfitim të vogël në krahasim me vetëm matjen e karbohidrateve tërësisht.
Për pacientët me hiprtension rekomandohet:
- Kufizimi i marrjes ditore të natriumit në 2,400 mg, që është baraz me jo më shumë se 6 gram kripë gjelle.
Për nefropatinë (sëmundjet e veshkave) rekomandohet:
- Kufizimi i marrjes ditore të proteinave në 0.8 deri 1.0 g/ për kg peshë trupore të pacientët me mikroalbuminuri.
- Kufizimi i marrjes ditore të proteinave deri në 0.8 g/kg peshë trupore, e cila mund të frenojë përparimin e nefropatisë. p.k/dita
