Mali “vrasës”…

Leda Hysa

Alpinistja franceze  e bllokuar në majën e një prej maleve më vdekjeprurës të Pakistanit, është tashmë e sigurt pas një operacioni dramatik shpëtimi, sakaq kërkimet për partnerin e saj polak janë anuluar.

Elisabeth Revol dhe Tomasz Mackiewicz ishin duke iu ngjitur Nanga Parbat, që ka edhe nofkën mali vrasës, kur u bllokuan në lartësinë e 7400 metrave, të premten.

Një ekip elitar alpinistësh nga Polonia, që ndodheshin në afërsi të majës fqinje, K2, u hodhën në shpëtim, duke ngjitur malin gjatë natës dhe duke gjetur francezen, të gjallë.

Katër pjesëtarë të ekipit, që po përpiqet të ngjisë për të parën herë në dimër K2, majën e dytë më të lartë të botës, u dërguan Nanga Parbat me një helikopter të ushtrisë pakistaneze.

Në orët e para të së dielës, në faqen e “Facebook”-ut të ekipit polak, u njoftua, “Elisabeth revol u gjet”.

Tomasz Mackiewicz sidoqoftë ishte ndarë nga Revol dhe shpëtimi i tij, sipas ekipit, fatkeqësisht nuk ishte i mundur për shkak se moti dhe lartësia vendosnin jetën e shpëtuesve në rrezik ekstrem. Ishte një vendim i tmerrshëm dhe i dhimbshëm…ne jemi të gjithë të trishtuar, shkruanin ata.

Nanga Parbat në Pakistanin verior është quajtur mali vrasës pasi më shumë se 30 alpinistë kanë humbur jetën në përpjekje për ta ngjitur atë para misionit të parë të suksesshëm në 1053.

Vitin e shkuar, një spanjoll dhe një argjentinas u shpallën të vdekur, pasi u zhdukën nën një ortek ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në majë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *