Berisha ka tërhequr mbrëmë deklaratën e humbjes dhe shkruan në FB se “nuk do ta pranojë kurrë” mazhorancën e re. Katër pikëpyetje për Bashën dhe Olldashin pas kësaj deklarate. A bie edhe dorëheqja e Berishës bashkë me arsyen për dorëheqjen? A do zhvillohet opozita e re në Parlament siç u deklarua më parë, apo do kalojë me mitngje në rrugë? Ç’ndodhi dje në KQZ dhe pse u frikësua kaq shumë Berisha nga përmendja e 21 janarit
Sot, gara në PD. Berisha, mbrëmë në FB: Nuk e pranojmë pushtetin e ri
Kryeministri në largim, Sali Berisha, shkruan në Facebook se nuk do ta njohë pushtetin e ri, pasi sipas tij, ai ka dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista. Berisha thotë se do të luftojë për votën e lirë të shqiptarëve.
“Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para te pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por, ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shprehet Berisha
PD sot në zgjedhje, një muaj pas humbjes
Ndërkohë sot, anëtarët e PD i drejtohen sërish kutive të votimit. Një muaj pas humbjes shokuese, ata këtë herë do zgjedhin kryetarin e ri. Gjithçka ka rrjedhur rrufeshëm për ta. Në garë janë Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha. Më i kuotuari është Basha, për shkak se njihet si njeri i afërt me Berishën dhe familjen e tij. Por në të vërtetë a ka pasur fushatë këto ditë? Asnjëri nuk ka guxuar të lëshojë ndonjë fjalë kundër Berishës apo të flasë për arsye të brendshme që çuan në humbjen e zgjedhjeve.
Olldashi është disi më i ashpër se Basha, pasi thotë se Berisha nuk ka qenë kolegjial aq sa duhet dhe se është pasionant. Basha nuk ka shans të zërë në gojë diçka të tillë. Olldashi ka folur për dorëheqje në rast të humbjes së zgjedhjeve, kurse Basha nuk ka folur për këtë gjë. Të gjitha fjalimet e Bashës shkojnë e mbyllen në një pikë: ai mund të fitojë sërish ndaj Ramës. Të dy thonë se mazhoranca e re u ka blerë votat, por Olldashi është më konkret kur vendos gishtin mbi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Madje Olldashi thotë se ka vetëm dy blloqe në garë, ndërsa shprehet kategorikisht kundër aleancës me individë apo parti nga e majta. Basha nuk ka folur gjë për këtë çështje.
Olldashi kërkon që kryesia të zgjerohet, thotë se duhet një trupë këshillimore pranë kryetarit, thekson se partia është e hapur, por duhet të ketë një sistem karriere, që të mos ketë katapultime. Në këtë drejtim Basha nuk flet, por vetëm sa thekson se duhet ngritur në piedestal anëtari i PD-së.
Olldashi ka preferuar që të dalë në debate televizive dhe në intervista në disa media që i konsideron edhe si armike, kurse Basha si gjithmonë nuk pranon të përballet me median. Çudi si mund të jetë lider opozite! Të dy në fakt deri më tani kanë nisur kaseta të gatshme për televizionet dhe asnjë media nuk ka ndjekur se si janë takimet e tyre në bazë.
Basha është krenuar me pritjen që i ka bërë Tropoja dhe Vlora, kurse Olldashi krenohet me faktin se i njeh shumë mirë strukturat. Askush nuk ka preferuar që të rreshtohet publikisht në krah të ndonjë kandidati, me ndonjë përjashtim të vogël. Në këtë pikëpamje, frika për rreshtim të jep idenë e një gare të fiksuar. Por deri sot (ose nesër), të presim!
Sot zgjidhet kanakari i Berishës
Xhevdet Shehu
Një muaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit, Partia Demokratike pritet të nisë fillimin e ringritjes së saj me zgjedhjen e pasardhësit të Sali Berishës. Sot anëtarësia e PD-së në mbarë vendin do të votojë për atë që do t’i udhëheqë në betejat e ardhshme. Dy janë kandidatët: Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Për ata që e kanë ndjekur këtë fushatë midis dy kandidatëve, thuajse nuk ka enigmë se cili do ta fitojë këtë garë. Ai ka vetëm një emër dhe është i përzgjedhuri i Berishës, që sikurse thotë populli është kanakari i tij. Ky e ka emrin Lulzim Basha. Madje jepen edhe shifra të përafërta nga sondazhet që e nxjerrin rezultatin 70 me 30 për qind në favor të Bashës.
Që Basha do të ishte pasardhësi i Berishës në krye të PD-së, ka kohë që flitej. Por kjo u bë më e qartë gjatë fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Ndërsa të gjitha sondazhet e nxirrnin humbës Berishën në zgjedhje, Berisha nxori Bashën si figurë numër 2 të partisë për të udhëhequr garën në Tiranë. Dhe të gjithë thanë: Ky është pasardhësi i Berishës, pas 23 qershorit!
Për ta bërë më të besueshme garën u fut në lojë edhe Olldashi, por me qëllimin e vetëm për të humbur dhe jo për të fituar në këtë garë.
Shumëkush pyet pse u zgjodh Lulzim Basha për të zëvendësuar Berishën? Është fare i thjeshtë shpjegimi. Basha është njeriu me shumë ngarkesa negative dhe i pleksur me aferat e familjes Berisha. Basha e di se nuk ka për të qenë asnjë ditë kryetar i PD-së, por ai do të luajë rolin, do të jetë thjesht një megafon i Berishës në atë parti. Me Bashën po ndodh e njëjta histori si me figura të tjera dytësore në PD gjatë njëzet e ca vjuetëve të historisë së asaj partie. Thuajse të gjithë harrojnë se de jure në atë parti kanë qenë disa kryetarë që nga themelimi. I pari ka qenë Azem Hajdari, pastaj Eduard Selami dhe pas Selamit, Tritan Shehu. Janë disa vjet që sidomos Selami dhe Tritan Shehu e kanë ‘udhëhequr’ atë parti. Në fakt, ata thuajse nuk i përmend askush, pasi udhëheqësi dhe kryetari i pazëvendësueshëm ka qenë një dhe vetëm një: Sali Berisha.
Edhe pas dorëheqjes së Berishës pas humbjes katastrofike më 23 qershor, e kini vënë re se dy kandidatët e përzgjedhur kanë deklaruar herë pas here me anëtarësinë e partisë së tyre se Berisha është i pazëvendësueshëm?
Pra sot do të kemi një formalitet për zgjedhjen e kanakarit të Berishës në krye të PD-së. Do të zgjidhet ai që është më i dashuri, por edhe lehtësisht më i heqshmi për rikthimin e Berishës.
Për Berishën, “Lolin dhe Colin”
Nga Mero Baze
gazetatema.net
Historia e Lolit dhe Colit ka të bëj me dy bujq të ngjashëm që shkonin e i ankoheshin për çdo gjë Beut diku në një fshat të Myzeqesë. Kishin gjithçka të ngjashme, pamjen, hallet dhe dashurinë për Beun. Aq problem ishte kjo, sa Beu sipas gojëdhënës kurrë nuk e merrte vesh kush ishte Loli dhe kush ishte Coli sa herë që i takonte.
Historia e zgjedhjeve në PD i përngjan shumë dy personazheve me emra po ashtu të ngjashëm Luli dhe Koli. Të dy personazhet shkuan në fillim u falën tek Beu i PD-së, ai edhe pse ishte anëtar i thjeshtë ua bekoi garën, u dha leje të pretendonin për kryetar, ndaloi gjithkënd të fliste për garën, dhe e udhëhoqi atë deri në fund. Për çdo ankesë që kanë pasur gjatë fushatës të dy kandidatët Loli dhe Coli ankoheshin tek Berisha dhe ky i fundit e ndante drejtësinë.
E gjithë gara u zhvillua nën motivin e humbjes së thellë të zgjedhjeve dhe deklaratës së dorëheqjes së Sali Berishës, e cila përloti gjithë mbështetësit e tij.
Por një ditë para garës formale mes Lolit dhe Colit nuk është më e njëjta situatë. Sali Berisha ka tërhequr deklaratën e humbjes dhe deklaron se nuk do të njoh zgjedhjet. Me këtë logjik i bie që PD nuk ka humbur, dhe që Berisha nuk ka ndërmend të jap dorëheqje. Loli dhe Coli që sot presin të votohen nga të paktën 20 për qind e anëtarësisë së PD-së kanë disa telashe përpara.
Telashi i parë është se ata megjithëse janë konsultuar çdo ditë me Beun e tyre, ai nuk iu paska treguar që nuk do t’i njoh zgjedhjet. Ata i kanë njohur zgjedhjet dhe kanë pranuar humbjen. Tani pikëpyetja është se nëse Loli ose Coli që do udhëheqin PD në opozitë, do të kenë problem me kryetarin i cili nuk e njeh humbjen.
Telashi i dytë është arsyeja perse nuk njihen zgjedhjet. Sipas Beut, banda kriminale dhe mafiozë droge kanë blerë vota. Sipas beut bëhet fjalë për njerëz të LSI që i kanë blerë vota PD-së. Loli dhe Coli këtu janë në telash të madh, pasi të dy kanë qenë ministra të brendshëm dhe kanë lënë bosët e drogës rrugës, biles dhe në parlament. Loli është në telash edhe më të madh, pasi ka deklaruar miqësinë me LSI dhe e ka paraqitur në programin e tij si shpresa e vetme për të ardhur në pushtet.
Me këtë deklaratë që u ka bërë Doktori pa i konsultuar, Loli dhe Coli nesër në mëngjes para se të shkojnë të votojnë, është mirë të shkojnë dhe njëherë tek Doktori i tyre ta pyesin mos është më mirë të rrijë ai.
Telashi i tretë është marrëveshja mes Lolit dhe Colit. Sipas marreveshjes rezultati do të dal afërsisht 67 për qind me 33 për qind, në favor të Lolit dhe Coli do ngelet numri dy i partisë. Ky zhvillim i papritur, e bën Lolin dhe Colin të pasigurt për marrëveshjen e tyre, pasi ata për një muaj kanë folur për një opozitë tjetër nga kjo që u shpalos mbrëmë nga Doktori i tyre.
Telashi i katërt më i madh është se kur ata nisën garën Doktori u tha se do ta mbështesim luftën tek Grupi parlamentar. Kurse me deklaratën për mosnjohjen e zgjedhjeve, i bie ta fillojnë dhe një herë nga rruga, nga mitingjet, nga molotovët, nga vrasja e numrit 2 të partisë, (këtu duhet të hedhin tek a çift Loli me Colin), dhe deri tek arrestimi i numrit 1. Për këtë lloj opozite Loli nuk ka shumë dijeni. Por as Coli nuk ka ndërmend të lodhet. Kështu që do të ishte në të mirë të partisë dhe të ardhmes së saj që në vend të Lolit dhe Colit të shkruanin prapë emrin e Doktorit, që ua ngatërronë fytyrat Lolit dhe Colit dhe të vazhdonin fatin që u dikton ai. Derisa të kenë këllqe dhe ta marrin vet në dorë fatin e tyre. Me Lolin dhe Colin rrugëve do jenë.
Ç’ka që bërtet?
Petrit Qejvani
Deri tani Lulzim Basha eshte paraqitur nga pothuaj të gjithë analistët si kryetari i ardhshëm i PD-së, duke e argumentuar thjesht me sponsorizimin dhe mbështetjen totale që ai gëzon, jo vetëm nga kryeministri ne ikje Berisha, por edhe se është i adhuruari i familjes së tij. Është, si me thënë, anëtar “ad interim “ i familjes së ish- kryeministrit të rrëzuar më 23 qershor dhe kryetarit gjithashtu të (vet) rrëzuar të PD-së. Kurse unë mendoj se Basha nuk do jetë dot kryetari i PD-së. Dhe këtë nuk ë bëj për kundërvënie apo sensacion dhe as për diversion në PD. Ndonëse ka një garë të deklaruar midis Bashës dhe Olldashit, në fakt kjo është një farsë, e ujdisur nga ustai i vjetër, që ka dhe do ketë, si plaka e vjeter e shtëpisë qëmoti, çelsat e Partisë në brez. Pse mendoj kështu? Jo pse analizat e bëra deri tani nuk kanë një bazë që të çon te ky përfundim. Dihet simpatia e Berishës për djalin fotozhenik dhe me fat të KOP-it dhe arsyet pse. Megjithëse duhet thënë që Basha së jashtmi duket më tepër një play boy se sa një politikan i terrenit të vrazhdë shqiptar. Sidomos krahasuar me shefin që pretendon të zëvendësojë. Dhe ndonëse është shpallur si garë midis tij dhe Olldashit, për derisa dihet fitimtari qysh në fillim, atëhere kjo nuk është veç një farsë, sadoqë edhe farsat Berisha i vesh gjithnjë me një petk serioz për t’i bërë të besueshme.
Por këtu e vlen të bëhen disa pyetje.. Pse babai i PD-së, tashmë në pension politik, shpejton ta kryejë sa më shpejt shugurimin e djalit të përzgjedhur si pasardhës të tij me kaq urgjencë, ndërkohë që normalisht duhej bërë një analizë e thellë e kësaj humbjeje homerike? Aq më keq që jemi në mes të verës (kohë për pushime) pra kohë e pështatshme për reflektime pas një gremisjeje historike të kësaj Partie.
Këto pyetje, por edhe të tjera si këto, mund të bëheshin në këtë turravrap partiak pa asnjë domethënie nga pikëpamja e urgjencës, as për PD-në dhe as për publikun e gjerë, i cili, pas dy muaj britmash e daullesh politike ka nevojë për qetësi.
Por nuk mund të mos bëjmë edhe pyetjen tjetër: Pse e ka ngritur zërin kohët e fudit “europiani” Basha? Pse çirret? Ç’ka që bërtet? Pse i turret Ramës? Rama nuk kandidon për kryetar i PD-së.
Ai që bërtet gjithmonë e ka një hall. Bërtitet për të treguar forcë ose frikë, sipas rastit. Në rastin e Bashës kjo është frikë. Sepse Basha e di ç’ka bërë dhe e di ç’e pret. Mbi kokën e tij rri si shpata e Demokleut shpata e drejtësisë. Iku koha kur ai dhe shefi i tij “vriste e priste” majtas e djathtas pa dhene llogari.. Pushteti i babait të tij politik ka rënë më 23 qershor. Prandaj ai i ngjan në këto çjerrje zëri atij policit të dikurshëm të lokalitetit (të komunës sot) në kohën ë bandave pas çlirimit, që kërkonin rrëzimin e qeverisë komuniste, dhe ai , i trembur se mos e vrisnin banditët gjatë patrullimit në zonën e tij, këndonte me zë të lartë që ata ta dëgjonin: “Jam polic lokaliteti, më vuri me zor pushteti”. Pra, s’kam gjë me ju, më vunë me zor.
Sigurisht Doktori nuk bën asgjë kot. Së paku për dredharak e hileqar nuk e ka shokun. Kësaj here Doktori ka një hall të madh, hall të cilin e ka dhe Basha. Dhe halli nuk është aspak se kujt do t’ia lerë drejtimin e anijes së tij të fundosur më 23 qershor. Berisha nuk është tip nostalgjik. Ai është nga ata që thonë “pas meje kiameti”. Tek e fundit si Basha si Olldashi vartës të tij do të jenë, si ato kukullat e teatrit, që ia lëvizin fijet ustallarët në prapaskenë.
Berisha e perzgjodhi Bashën se me të e bashkoi fati, iu puq ylli siç thotë populli, për të mirë a për të keq. Ë privilegjoi, por dhe e përdori. E përdori për vjedhjen 230 milionë $ të “Rrugës së Kombit”, por që mund të quhet ndryshe dhe “vjedhja e kombit” ( Një shumë e tillë do përbënte skandal edhe në vende të mëdha, jo më në Shqipërinë e vogël. E përdori edhe më 21 janar 2011. Është e qartë për të gjithë që mbi Bashën (dhe indirekt mbi Berishen) rëdojnë dy dosje të medha, që s’ka shpatulla që i mbajnë…Dosja 230 milionë $ të rrugës Durrës –Kukës dhe vrasja e katër qytetarëve paqësorë në bulevardin e Tiranës, që për fatin e keq të Bashës e Berishës mban një emër shumë domethënës “Dëshmorët e Kombit”!
Prandaj fati politik i Bashës është dhe fati politik i Berishës. Mirëpo 23 qershori ishte një tajfun elektoral që përmbysi shumë gjëra për doktorin dhe bëri lesh e li planet e tij dhe birit të tij politik. Për mendimin tim, e para gjë që i ka shkuar ndërmend Berishës para Bashës pas 23 qershorit, është pikërisht 21 janari i përgjakur i 2011. Ky gjyq, megjithë presionin e hapur të Kryeministrit në detyrë për ta kthyer në një farsë ala shqiptare, nuk është mbyllur. Dhe provat, megjithe manipulimin e tyre, aty jane.
Ata të dy tani e dinë shumë mirë se nuk kanë më forcën dhe arrogancën ta degjenerojnë atë gjyq në interes te tyre, t’i bëjnë gjyqtarët qyqarë të flasin me vete si dikur. Dhe nuk është pak. Është një gjyq i rëndë, pasi e rëndon gjaku i derdhur pa shkak. Duke e bërë kryetar partie Berisha mendon se një gjyq i mundshëm ndaj Bashës do të interpretohet nga opinioni, sidomos ndërkombëtar, si sulm dhe asgjësim i opozitës dhe kështu të dy, ai dhe Basha do ta hedhin lumin pa u lagur.
Berisha është mësuar, pasi pas 1997-ës amnistoi cdo krim për të amnistuar në radhë të parë veten e vet. Dhe shpëtoi pa dhënë llogari, pasi gjeti një njeri pa kockë, Fatos Nanon, të cilin e burgosi për përvetësim të disa shisheve me shurup pjeshke të skaduar të fëmijve të çerdheve.
Kurse tani fjala nuk është për ca lëng pjeshke të prishur, por për plumba në trupat e katër qytetarëve të pafajshëm. Kuptohet sa i lartë është kësaj herë çmimi! Dhe mendoj se nuk do të ketë prokuror apo gjyqtar që të mos ndëshkojë këtë krim. Çdo individ, cilido qoftë ky, vlen shumë më pak se Shqipëria.
Unë shprehem kështu, pasi nuk di ndonjë kulisë apo ndërhyrje që mund të jetë projektuar për këtë, që nuk do të ishte tjetër veç një krim i ri dhe rivrasje atyre qytetarëve. Dhe më shumë akoma vrasje e shpresës se ky vend mund të bëhet një vend normal. Ndërkohë ky është dhe një premtim i përsëritur nga Rama gjatë fushatës elektorale. Sigurisht gjyqin nuk do ta bëjë Edi Rama, por jam i bindur që ai s’do ta pengojë këtë gjyq me forcën që të jep pushteti. Ky është një rast i pastër që Rama të tregojë se i mban premtimet dhe jo siç e akuzon Berisha dhe kandidatët për pasardhës të tij, që ai s’e mban fjalën! Për këtë ma shton besimin deklarata e tij në emisionin HARD Talk në BBC.
Vërtet është mpleksur keq nyja gordiane në Shqipëri, por prandaj populli i dha shpatën më 23 qershor Edi Ramës ta presë këtë nyje gordiane, që më në fund Shqipëria të ecë përpara. Prandaj, sikundër thashë në fillim të shkrimit me shumë gjasë Basha nuk do jetë kryetar i PD-së. Së paku, jo afatgjatë. Nëse nuk do ndodhë kjo, atëhere nuk do të ketë nevojë për një “revolucion elektoral”, sic pata quajtur 23 qershorin, por për një revolucion real në Shqipëri.

Kjo kopertina e nr te sotem te gazetes me pelqen. “Me duket sikur tregon qe nga jashtqitja ka mbire nje lulzim qe do te mbaje ere te keqe sa te jete ne politke”.
Me duket se ilustron tamam realitetin e tanishem te PD-esë.
ashtu vertete eshte .
Piktura e sotme eshte shume reale dhe i pershatet shume personit ne fjale.Por duhet te kemi nje gje parasysh:”Kerma” ka filluar te leviz dhe te cfaqe te njejtat veprime e mendime si ne vitin 1997. Kush e do familjen sot me teper se kur duhet te jemi te bashkuar kunder kriminelit me te madh te kombit shqiptare.
kopertina shume domethenese. urime DITA
m.t njeri bajge tjetri
E gëzofshi humneren ku rate ju Partia Demokratike.
Edhe pse ne maje te atij muti, ( krahasim me te gjetur nuk ka) lulja do te thote ” E shikoni une kam arritur majat. Te gjithe te tjeret i kam nen vete”. Vetem duhet te ule pak koken te shikoje se ne ç’maje ka mbire.
Lajme te vjeteruara te nderuar. Berisha fitoi. Votuesit , te mahnitur nga noti stil Mao Ce Dun, vendosen te votojne per Berish Beun, se eshte akoma i forte dhe mund t’i vrase po zgjodhen tjeter bajge nga tufa e tyre. Rrofte Bajga e bajgave qe e mban uji ne siperfaqe!