Kosovë, 10 automjete përfshihen në aksident, shkak mjegulla

Leda Hysa

10 automjete u përfshinë në një aksident zinxhir në Kosovë, ku u plagosën 4 persona.

Aksidenti ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Fushë-Kosovës.

Autoritetet thanë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohen në spital.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur që përfshiu zonën në orët e para të mëngjesit.

Aksidenti shkaktoi bllokimin e njërit krah të autostradës për disa orë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *