Hidhet shorti për KLGj e KLP, ja lista nr.2 që do të shkojë në Parlament

DITA Online

 

Andi Murataj është i vetmi kandidat nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas përjashtimit nga ky proces i Altin Hazizajt për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Ndërkohë, Fatos Lazimi dhe Fatmira Luli janë kandidatët nga Avokatia për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Maksim Qoku dhe Mirela Bogdani janë kandidatët po për këtë këshill nga pedagogët, ndërsa nga shoqëria civile është vetëm Naureda Llagani.

Për KLP-në, kandidatët nga Avokatia janë Gëzim Allaraj dhe Floreta Gjini, nga pedagogët është Eneida Sema dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga shoqëria civile Andi Murataj.

Lista me kandidatët për KLGJ dhe ajo me kandidatët për KLP duhet të miratohet në seancë me 2/3 e votave brenda 10 ditësh, pra duhet të marrin 93 vota pro.

Kjo është lista e dytë.

Në të parën, opozita e cilësoi procesin si të kompromentuar, duke deklaruar se pesë kandidatë delegjitimonin procesin.

Share This Article
2 Comments
  • Pershendetje
    Nuk e di se a do te votohet e miratohet lista nr.2, por po ju them dicka.
    Andi Murataj, qe eshte kandidat per KLP, nga shoqreia civile, eshte nje njeri shume i mire.
    Rrjedh nga nje familje e vjeter e intelektuale shkodrane.
    Ne kohen qe ne pushtet ishte PDe LSI, deri ne vitin 2013, punonte ne Ministrine e Transportit, si perfaqesues i Avokatures se Shtetit. I zoti, fjale pak e pune shume, i drejte, i komunikueshem etj cilesi qe e dallonin nga te tjere.
    Mendoj qe opozita e sotme nuk ka motiv qe te kundershtoje kete kanditature.

  • Ne raundin e trete i ndani spiunet bashke, sic bete edhe me Komisioneret e Vetingut!!! Jepuni edhe ketyre 6 milion leke ne muaj rroge dhe jeni OK !!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *