Zgjedhjet e 23 qershorit ishin më shumë se garim për qeverisje midis koalicionit të majtë dhe atij të djathtë. Ato ishin një uragan i vullnetit popullor për të zhdukur njëherë e mirë infeksionin totalitar post-komunist që kishte bllokuar zhvillimin e vendit duke promovuar dhunën dhe krimin në të gjitha nivelet e hierarkisë shoqërore. Vota e popullit shqiptar në 23 qershor ishte “kimeoterapia” e aplikuar që “asgjësoi”, pa qenë shumë vonë, “qelizën kancerogjene”. Shqiptarët nxorën në opozitë Berishën me votë plebeshitare, në atë masë sa nuk mundi të vinte në zbatim makinacionet e intrigave dhe dhunës së zakonshme për të vjedhur votat.
Të gjithë jemi dëshmitarë të ligësive të Sali Berishës, gjatë ekzistencës së tij politike prej 23-vitesh. Prandaj nuk do të mjaftonin as të gjitha metaforat e lëmit të groteskut, në të gjitha gjuhët e botës, për t’i përshkruar ato. Si rrjedhojë, Berisha është një antivlerë edhe për Partinê Demokratike. Berisha shpalli më në fund dorëheqjen si kreu i partisë. Edhe pse këtë nuk e beson njeri, kulti i patriakut të PD, që sundoi këtë forcë politike për 23 vjet, ka pësuar një goditje. Por fatkeqësisht të dy kandidat për kreun e PD, si Sokol Olldashi ashtu edhe Lulzim Basha, nga mënyra sesi kanë ndërmarrë fushatën e tyre, janë një vazhdim i shëmtuar i mëndësisë regresiste berishiane.
Sokol Olldashi është një anëtar i vjetër i PD dhe ka qendruar me këtë parti qoftë kur ka qenë në opozitë, qoftë kur ka qenë në pushtet. Pra ai e njeh mirë këtë forcë politke për sa u përket pikave të forta dhe të dobëta të saj. Gjithashtu ai është edhe deput i PD. Ndërkaq, Olldashi, megjithë potencialin e tij prej politikani të sprovuar, nuk ka mundur do të ngrihet përtej “kultit Berisha”. Në retorikën e tij, ai përsëri i referohet “bëmave të Berishës” për të joshur simpantizantët e PD, edhe është më racional se rivali i tij, Lulzim Basha. Me të drejtë Rama iu referua atij si “Sokol Olldelja” kur e kishte kundërshtar për Bashkinë e Tiranës. Për të udhëhequr kopenë duhet të jesh dash.
Lulzim Basha, ose “anëtari” më i ri i familjes Berisha, u paraqit si një bashibozuk i autokratit Sali Berisha. Bashibozukët (fjalë që do të thotë kokëkrisur në turqisht) ishin një njësi jo e rregullt trupash në ushtrinë osmane, të cilët ishin të parët që sulmonin dhe humbja e tyre numerike ishte e pallogaritshme. Ndërkaq bashibozukët nuk paguheshin si pjesa tjetër e ushtrisë. Ata motivoheshin shpërbleheshin vetëm me atë që plaçkisnin gjatë fushatave luftarake. Basha pati një retorikë shumë të ashpër dhe agresore që nuk i ka hije asnjë politikani kaq të ri dhe aq më pak një politikani me parime demokratike. Fjalimet e tij ishin thirrje urrejtjeje ndaj të mjatës së votuar në një mënyrë plebeshitare. Sigurisht i demokrati i vogël fyente në këtë mënyrë edhe populin shqiptar.
Ndërkaq, fjalimet e tij, të një niveli prej shpellari, denigrojnë edhe vetë PD, së bashku me anëtarët e saj. Kryefjala e Bashës ishte “rimarrja e pushtetit”. Ky politikan i vogël dhe faqezi akoma nuk e ka kuptuar se pushtetin ta japin qytetarët dhe nuk merret me harbutëri. Por Basha nuk mund ta kuptojë këtë për vetë faktin se ai i referohet PD si “partia e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”. Me pak fjalë Basha do të vazhdojë traditën klanore, autokratike dhe regresiste të Berishës, nëse zgjidhet kryetar.
Ky hulumtim i kandidatëve të një gare, për të cilën fituesi ka shumë të ngjarë të jetë përcaktuar, tregon se PD është një forcë politike, e cila është ende pre e mendësisë totalitare, tashmë e jashtëkohësuar.
Prandaj, pavarësisht se kë “do të zgjedhë” Berisha për kryetar, anëtarët progresistë të PD duhet të përballen me elementet regresiste brenda partisë së tyre, për t’i dhënë asaj një fytyrë të re perëndimore dhe demokratike.

o gazeta tema po ike e merru me ata topet e ps se nuk ka nevoje p d per komentet e tua je akoma nje funderine e komunizmit dhe ti ………………
UNI eshte nje nga idiotet e partise qe vetquhet demokratike.
Cili njeri normal do futej ne polemike me idiotin UNI?
Natyrisht,asnje!