I refuzoi propozimin për martesë, i riu vret studenten e mjekësisë (Video)

Leda Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e dielë në Kohat të Pakistanit. Një studente e mjekësisë e quajtur Aasma Rani është vrarë nga një djalë pasi ka refuzuar propozimin e tij për martesë.

Sipas policisë, Muxhahidullah Afridi vrau Aasma Rani, një studente në vitin e tretë për mjekësi, pasi ajo refuzoi të martohej me të.

I akuzuari shtiu tre herë mbi të dhe nga plagët e marra vajza nuk mundi të mbijetojë.

Familja e të ndjerit ka njoftuar policinë se Muxhahidullah donte të martohej me Aasma dhe kishte lëshuar kërcënime edhe në të kaluarën, pasi ajo refuzonte vazhdimisht.

Pamjet e dhimbshme janë postuar në rrjetet sociale, ku vajza në momentet e fundit rrëfen se Muxhahidullah e vrau.

https://www.youtube.com/watch?v=klAdklS7nQo

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *