Trajneri i Argjentinës trondit Interin: Icardi është afër Real Madridit…

DITA Online

 

Fillimisht një postim i Mauro Icardit në rrjetet sociale që futi në paranojë tifozët e Interit, ndërsa sot një deklaratë e trajnerit të Argjentinës.

“Mauro Icardi, sulmuesi i Interit, është afër kalimit te Real Madridi”.

Kjo është zbuluar nga trajneri i kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli, duke arritur në shtëpi, pas turneut të tij në Europë, ku u takua me disa lojtarë të “Albiceleste”, përfshirë edhe Icardin.

“Është një gjë e mirë për të pasur aq shumë pasuri në ekipin kombëtar dhe se të gjithë po kalojnë një formë të mirë. Kam folur me Icardin dhe i kam thënë atij se ç’është e rëndësishme për të gjithë: nëse ai është mirë, do të thirret nga kombëtarja. Ai tani është afër Real Madridit”, – tha Sampaoli në aeroportin e Buenos Aires.

Emri i Mauro Icardit është në axhendën e Real Madridit, edhe pse ideja e klubit nuk është të nënshkruajë me askënd në këtë merkato dimërore, duke ndjekur udhëzimet e Zinedine Zidane.

Skenari do të ndryshojë në verë, ndërsa klubi nga “Bernabeu” mediton për të ndërmarrë nënshkrime të reja, për të përforcuar disa reparte të ekipit.

Njëri prej tyre është sulmi, për shkak të rënies së Benzema, dhe klubi madrilen nuk e harron argjentinasin. Icardi ka shënuar 18 gola në 24 ndeshje me Interin në këtë sezon dhe është golashënuesi i dytë në Seria A. Një numër që ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

“Icardi është duke e shikuar këtë pistë dhe pothuajse është tunduar nga Real Madridi”, – shtoi Sampaoli.

Icardi dhe rrethi i tij janë të kënaqur me këtë situatë. Ndoshta për këtë arsye, në javët e fundit, si lojtari, edhe gruaja e agjentja e tij, Wanda Nara, kanë nisur të lënë të kuptohet për ndryshime në të ardhmen e “9”./a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *