Në marrëveshjen e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për delimitimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ekspertët patën kundërshtuar disa momente të rëndësishme, ku Shqipëria sipas përllogaritjeve të tyre humbiste territor 335 kilometra katrorë.
Kjo sepse ishulli Othonoi ishte skaji i territoreve tokësore greke nga ku janë përllogaritur dhe koordinatat e kufirit zyrtar.
Nëse palët do të mbështeteshin në parimin e paanësisë, ishullit të banuar Othonoi mund t’i jepej një det territorial vetëm me 12 milje detare dhe pjesa tjetër do t’i takonte brigjeve të Karaburunit përballë.
Në kundërshtim me Konventën e Detit u konsiderua dhe prirja e Greqisë për t’u futur në ngushticën e Otrantos, pasi asnjë shtet i tretë nuk ka të drejtë të vendosë vija të drejta bazore për të ndërprerë detin shtetëror, hapësirën e afërt vijimore dhe hapësirën ekskluzive ekonomike të shtetit tjetër.
Pabarazia në matje u konstatua pikërisht në mes të kanalit të ngushtë të Korfuzit, ku largësia është shumë e vogël dhe janë përdorur dhe shkëmbinjtë nënujor si pika referuese, raporton TCH.
Shkëmbi Barketa është konsideruar si pikë skajore duke afruar kufirin pranë bregdetit shqiptar. Kjo bëri që me marrëveshjen e 2009-ës Shqipëria në kanalin e Korfuzit, të mos merrte gjysmën e kanalit, por në disa pjesë vetëm çerekun e tij. Kjo pasi si pika referuese u përfshinë dhe shkëmbinj që herë dalin mbi ujë dhe herë zhduken, të cilët u barazuan me ishujt e mëdhenj.
Ekspertët patën kontestuar si cenim të territorit shqiptar edhe përllogaritjen në gjirin e Sarandës, pasi matja ka nisur ka nisur nga muri historik i qytetit dhe jo nga vija ujore që bashkon Kepin e Qefalit me Kepin e Mërtesës, ku duhej përcaktuar vija e mesme e baraslarguar.
Humbja e përllogaritur në këtë pikë është 15 km katror.
Ky pakt i lidhur në 2009-ën u rrëzua në 2010-ën nga Gjykata Kushtetuese. e.k. /dita

Ju lutemi ju zoterinjve te Medias ,
qe kerkoni nepermjet temave te Tilla ,
te manipuloni te vertetat e tradhetise ndaj Atdhut firmosur nga shpellari e krykrimineli salih Berisha dhe putana lulezime basha .
E filloni Maniüulimin qysh me titullin ,qe ktu te devijoni realitetin .
Nuk eshte e drejte dhe komplet e papranushme
shprehja ne Titull ;KU SHKRUANI “Cfar Negocioj Berisha !”
Fakti qendron ndryshe ,e kjo per hir te realitetit ,
berisha nuk´´ ne-go-ci-oj ,
por zbatoj ne nji marreveshje mafioze diktuar nga Greket ,pra beri nji Deal ,duke i dhuruar teritorin Detare dhe natyrishte lene dore te lire janullatos ne mmbjelljen e kockave te ushkareve grek ne Shqiperi ,
e gjitha kjo ,ne shkembim te qendrimit te berishes ne pushtet ,strehimin e miljardave ne nji banke te sigurte Greke dhe ne arste kercenimi te jetes e familjes se tij nji garanci nga qeverria Greke .
kjo u firmos para Firmes se dorezimit te teritorit Detare .
ne po te njetin vite Berisha afron edhe mutin ,sot president pran Grekeve duke u vene edhe ai ne sherbim me te njejta favore .Dhe mbasi muti u be president , i dhuroj titullin shqiptare diten e krishtelindjeve te shqiptareve grekut janullatos ,duke legjitimuar me kte veprim pushtimin e neshtrimin tashme te Shqiperise ,ne favor te postit dhe paprekshmerise tij dhe pasurise tij .
Cpo ndodh me Shqiperine ?
A ka sot shanc shpetimi ?
Kto jane pyetje qe djegin koken e shqiptarit sot !!!
Shoke te Dites se cfare beri Saliu u mor vesh po se cfare po bejne keta rilindjotet eshte hermetikisht sekret. Sot eshte momenti te tregoni nese doni me shume partine apo Shqiperine.