Presidenti Trump urdhëron që burgu i Guantanamos të mos mbyllet

DITA Online
FILE - In this Nov. 21, 2013 file photo reviewed by the U.S. military, dawn arrives at the now closed Camp X-Ray, which was used as the first detention facility for al-Qaida and Taliban militants who were captured after the Sept. 11 attacks at Guantanamo Bay Naval Base, Cuba. U.S. authorities have begun considering whether to release Kenyan Mohammed Abdul Malik Bajabu who has been held at the American base at Guantanamo Bay, Cuba, without charge since 2007. (AP Photo/Charles Dharapak, File)

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur të hapur burgun ushtarak të Guantanamos.

Urdhri më i fundit i Trump anulon vendimin e ish-Presidentit Barack Obama, i cili kishte vendosur të mbyllte këtë burg.

Burgu i Guantanamos, i lokalizuar në Kubë, është përdorur nga qeveria amerikane që prej sulmeve të 11 Shtatorit për të burgosur ata që Uashingtoni i konsideron “luftëtarë armik”, por vetëm 41 të burgosur kishin mbetur aty së fundmi.

Gjatë presidencës Obama, qindra të burgosur që vuanin dënimin në burgun e Guantanamos, u transferuan në burgje të tjera pas nismës së ish-presidentit amerikan për ta mbyllur.

“Terroristët nuk janë thjesht kriminelë, ata duhet të trajtohen si terroristë që janë”, tha Presidenti Trump ditën e martë gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.

Burgu i Guantanamos ka qenë i diskutueshëm që kur u hap për herë të parë, pasi grupet për të drejtat e njeriut ankohen për kushtet dhe torturat ndaj të burgosurve./a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *