Tri pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të kuptuar nëse partneri është i duhuri apo jo

Leda Hysa

A keni menduar ndonjëherë ‘’A është vërtetë ky partneri i duhur?’’ apo “A do të zgjasë përgjithmonë lidhja jonë?’’. Jepuni përgjigje këtyre 3 pyetjeve dhe do ta merrni vesh menjëherë përgjigjen. Nuk ekziston asnjë ekuacion logjik që mund t’ju ndihmojë të gjeni me magji partnerin e duhur për të dashuruar, por disa pyetje i bëjnë gjërat më të qarta për të parë se deri ku është e aftë të shkojë dashuria me atë person.

Tre pyetjet e mëposhtme do ju ndihmojnë të qartësoni nëse ajo që keni me njëri-tjetrin është dashuri e pastër apo thjesht pasion kalimtar.

1-A jemi të angazhuar seriozisht për një të ardhme të përbashkët? Nëse jeni duke menduar për një të ardhme afatgjatë së bashku, është e rëndësishme të jeni të dy në të njëjtën linjë në lidhje me të ardhmen siç mund të jetë bashkëjetesa, martesa apo vendimi për të pasur fëmijë.

2-A e mbështesim rritjen e njëri-tjetrit individualisht dhe si çift? Partneri i duhur është ai që ju kërkon të rriteni të dy si një njësi, si dhe ju inkurajon të punoni për aq fort edhe për rritjen personale.

3-Zihemi me të vërtetë apo diskutojmë në mënyrën e duhur? Po, edhe zënkat duhet të bëhen në mënyrën e duhur. Të gjitha marrëdhëniet kanë frustrimet, zhgënjimet dhe vështirësitë e tyre dhe është mënyra se si çiftet merren me këto pengesa që tregojnë se sa e fortë është lidhja në të vërtetë.

l.h/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *