Prishtinë, qytetarët ngrihen në protestë: Kërkojmë ajër të pastër

Leda Hysa

Ditët e fundit ndotja e ajrit në Prishtinë ka shkuar në nivele alarmante aq sa vihet në rrezik shëndeti i njerëzve.

Gjendja e krijuar me cilësinë e dobët të ajrit po rrezikon shëndetin dhe po ngufatë qytetarët, andaj një pjesë e mirë e tyre kanë protestuar në qendër të Prishtinës , duke kërkuar përgjegjësi nga organet lokale dhe qendrore.

Duam ajër të pastër”, janë dëgjuar brohoritma e masës së tubuar.

Për 17 vjet, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ajrin dhe ambientin, thanë protestuesit.

Protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu” kanë marshuar deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ku kanë vendosur pankartat me mesazhe kundër ndotjes së ajrit.

Helm”… “U ngufatëm”…”Kontrollo cilësinë e naftës”…” Ajër”,, ishin disa nga mesazhet nga parullat që mbanin në duar protestuesit.

Nga dita e mërkurë, në qytetin e Prishtinës ka nisur të zbatohet vendimi, i cili parasheh një varg masash nga Komuna dhe Qeveria e Kosovës për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Sipas një vendimi të lëshuar të martën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ndaluar shitja e thëngjillit brenda territorit të Prishtinës si dhe qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qendrës së qytetit nga ora 6 deri në orën 22.

Aktualisht qarkullimi u lejohet vetëm veturave të transportit publik, automjeteve emergjente, të policisë, të misioneve diplomatike, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të EULEX-it, inspeksionit, taksive të licencuara.

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë këto masa pas të dhënave të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të cilat kanë treguar se vlerat e grimcave të PM-së anë disa herë jashtë normales.

l.h/dita

Share This Article
1 Comment
  • ska si te evitohet ndotja e ajrit kure helmohet e pjesa e madhe e kosoves nga kek obiliqi,por prishtina eshte ne gryke te tymit.prishtina nje lugin e vogel ku akumulhet te gjitha ndysinat.rrnofte fashatrat e largeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *