Pierre-Emerick Aubameyang ka shprehur dëshirën për të qenë Thierry Henry i ri i Arsenal pas transferimit nga Borusia Dortmund.
Mbërritja e Auba-s në klub për një shifër rekord 56 mln paundë është shpallur të mërkurën, lojtari i përfaqësueses së Gabonit ka nënshkruar një kontratë afatgjate.
Ai raportohet të veshë fanellën me numrin 14-të. “Jam shumë i lumtur që jam këtu.
“Patjetër, mund t’i bashkohemi Micki-t në këtë ekip, kështu që jam shumë i lumtur të jem pjesë e kësaj skuadre të madhe,” shprehet Aubameyang në faqen zyrtare të klubit.
“Mendoj se klubi ka një histori të madhe me lojtarë të mëdhenj si Thierry Henry. Ai është një shembull për ne sulmuesit. Jam shumë i lumtur, siç e thashë më parë.
Ai ishte shpejtë dhe shënonte shumë gola. Ai është një shembull.
“Mendoj se duhet të punoj shumë për të qenë si ai, por do ta bëj.
Jam një lojtar i shpejtë dhe shënoj gola, si Henry. Por siç thashë, më duhet të punoj më shumë.”
a.s/dita
