“Thirrja”, 41.5 milionë USD fitime gjatë fundjavës

anazapta

“The conjuring” (Thirrja) është filmi që kryeson listën e produksioneve që kanë mbledhur më shumë fitime gjatë fundjavës. Filmi horror i realizuar me një buxhet të vogël ka mbledhur më shumë se 41.5 milionë dollarë në kinematë e SHBA-së dhe Kanadasë. Filmi me protagonistë Vera Farmiga e Patrick Wilson në rolin e një çifti hetuesisht të fenomeneve paranormale ka lënë pas filmin policor për të vegjlit “Despicable me 2” me 25.1 milionë dollarë të mbledhura nga biletat, ndërsa në vend të tretë renditet “Turbo” me 21.5 milionë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *