Mbrëmë në gjithë botën është parë Super-Hëna, ose siç njhet ndryshe Hëna Blu.
Fenomeni në përgjithësi ka të bëjë me distancën e Hënës nga Toka, e cila është më e shkurtër se mesatarja, konkretisht 356 mijë km, nga 384 mijë që është zakonisht.
Super-Hëna është fenomen që shfaqet në mënyrë vjetore, por këtë herë bëhet fjalë edhe për ndryshimin e fortë të ngjyrës së saj, fenomen i cili nuk vërehej prej 150 vitesh.
Azia, Australia dhe Amerika Veriore e kanë parë më qartë nga të gjithë.
Në Europë është parë vetëm në disa zonë.
Në Shqipëri Hëna është shfaqur rreth 7% më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht – raporton Dita.
n.s. / dita









