Zgjidhet “paradoksi i ujit”: Jeta ka lindur pa H2O?

Ornela

 

Shkencëtarët që përpiqen të kuptojnë origjinën e jetës në Tokë ndeshen me një paradoks: uji është thelbësor për të gjitha format ekzistuese të jetës, por pengon formimin e zinxhirëve të polimerëve të acidit nukleik, si ARN.

Si një zgjidhje të mundshme ndaj këtij paradoksi, një grup studiuesish sugjeron se jeta lindi në një mjedis tjetër dhe vetëm më pas u përshtat me ujin, sipas Phys.org, shkruan Dita.

Ky ekip ndërkombëtar beson se alternativa kryesore ishte formamida, një lëng i qartë i përbërë nga hidrogjeni, oksigjeni, karboni dhe azoti që jo vetëm lehtëson formimin e zinxhirëve polimerikë, por hyn në reaksion me molekula të tjera dhe mund të formojnë komponime të nevojshme për acidet nukleike.

Sot, planeti ynë nuk ka formamide të mjaftueshme për të lejuar shfaqjen e jetës dhe megjithëse një pjesë mund të vijë nga kometat dhe meteoritët, duhet të jenë kushtet e nevojshme në disa zona për të formuar pararendësit e jetës.

Në studimin e publikuar në Scientific Reports, studiuesit shpjegojnë se goditën me rreze gama cianid hidrogjeni dhe acetonitril, – dy përbërës kimikë që ishin të pranishëm në Tokë miliona vjet më parë – dhe një nga produktet kryesore që morën ishte amida që vjen nga acidi formik.

Depozitat radioaktive mund të kenë shërbyer si një burim për krijimin e rrezeve të ngjashme dhe prodhimin e formamidës në sasi shumë më të lartë seç mund të sillte ndonjë trup qiellor.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • U burra pregaditni langun ne laborataor dhe mandej ne industri dhe niseni per ne Mars.Parase te nisen ekspolruesit teper kureshtar nga toka ne mars,qe te mos humbin jeten bashke me keto nisni dhe marsianin i lindur ne Rusi,e te bajne gajret,aheng e dokrra pa pushim ne qef te qefit.

  • Nuk e di se kush shkencetare e kane deklaruar kete, por di te them mire, se uji eshte elementi baze i jetes, tashme e vertetuar katerciperisht! Madje, jeta lindi pikerisht ne uje. Fakti qe krijesat me te shumta dhe me te larmishme jetojne ne detra dhe oqeane. Pervec kesaj, ka dhe nje tjeter argument te forte, nevoja e cdo organizmi te gjalle per uje. Te tjerat, qe trajtohen ne artikull, tingellojne absurditete! Ju falenderoj, ne se me keni lexuar!

    • përkëtthesi
      shiko nivelin e shkrimit!!
      “acidit nukleik, si ARN”
      ARM=acidit nukleik????
      po R çështë?
      ribo??
      pra nuk dinë të shkruajnë nje sigël!!
      thonë se disa shkenctarë,kanë thënë diku se mendojnë se mund të jetë ashtu!!
      këto janë shkirme nga kalamaj,të sapo dalë nga veza!me universitete dhe pa tetvjeçare!!
      varju hajdarët dhe futi një të qeshme me budallallëkun e tyre!!
      një herë e një kohë ishte shkenca dhe jeta!! tek ne,në botë ka shumë të nivelit të lartë,por në të gjitha shkrimet të jepte referencën!!
      në revistat e sakta botërore,nuk kalon botim shkencor pa u provuar,ose u firmosur nga 3 a 4 shkenctarë të të njëjtit djrejtim!këtu ketk ne lexon në internet debili gazekaruc dhe ta paraqet si zgjidhjen e problemeve!!
      megjithëse tashti janë bërë pak të mënçur!!tek titulli i fusin një pikpyetje a bashk me një pikçuditëse dhe e zgjidhin problemin!!

      mos harro të shtunën kundër shitjes së detit!!po e pe salën a monën një të bështyme!!

  • Z.Perkthyes!

    Shkenca sot ka gjete langun qe krijon ujin.Keto nuk kuptojne nji gja.Qe uji pervec se asht baza e jetes sic thoni ju zoteri.Po Asht dhe baza e shuarjes se jetes per ato qe nuk e vlersojne ujin ne te gjithe fenomenet fizike.Uji te ngrin te ftohtit,uji te djeg e duhet te kurohesh ne spital,uji te mbyte.Uji te rrupallon toke shtepi e cfare te gjeje para.Uji te lane e te shperlane nga cdo siklet per qetesin e trupit.Uji te shuan etjen.Uji qelberon gjithe planetin.Ah sikur dhe shkretina te kishte uje deved do perdoreshin ma pak per sherbimet ndaj njeriut.Uji asht politikani qe qendron e merr takim me bazen dhe me perendin ne qiell.Shkurt more vella,ti ke te drejte.Uji asht jeta.Uji asht mbreti i tokes dhe i qiellit qe qarkullon me nji ekuiliber dinamik sa ne toke sa ne forma te ndryshme te rreshjeve.Asnjihere pushim,vetem ne levizje.Uji ia kalon dhe keshilles se Naim Bej Frasherit “Pune pune nate e dite qe te shofim pakez drite”.Bile bile ketu ka huazue vete poeti per te keshilluar njeriun te punoje si uji nate e dite pa pushim.
    Shkencataret sot kane gjetur langun i cili ka krijue Ujin.Uji ka vetshpallur veten mbreti i langjeve si Ahmeti i Burgajetit te Matit.Nji mbret kot se koti hajdut hileqar.Ndersa Uji i sincert dhe i perjetshem Mbret Ambsolut mbi toke.3/4 e planetit ka uje dhe 1/4 me toke.
    Me ujin konkurojne dhe zjarri dhe qeveria.Nji nate para se te flinim tek nji familje bujare ne Tropojen e hereshme.I zoti i shtepise “Falesh”Perendis prane te shtruemes per te fjetur.Ne mes gjithe asaj falje e mbylli me thirjen shume te luteshme: Propona zot prej Ujit,Propona zot prej zjarrit dhe propona zot prej qevriet.
    Propona = Na ruej Zot (prejketyne tri sifateve).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *