Kreu i qeverisë Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video prej 81 sekondash e cila tregon transformimin që ka pësuar Dogana, duke u bërë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierët, për të shmangur korrupsionin.
Sipas përshkrimit të Ramës, eliminimi i kontaktit fizik me punonjësit e Doganës, do të sjellë rrjedhimisht edhe fitimin e betejës me korrupsionin në këtë sektor.
“Mirëmëngjes, dhe me këto 81 sekonda mbi transformimin e doganës së vjetër të mundimeve çerekshekullore në një doganë moderne, pa letra e pa kontakt fizik me doganierë, duke eleminuar korrupsionin e kursyer kohë shumë të çmuar për sipërmarrësit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
l.h/ dita
