Kreu i qeverisë Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të premte me një komunikim për të gjithë banorët e kryeqytetit.
Në këtë periudhë kur fluksi i të sëmurëve është më i lartë si pasojë e virozave të stinës, Rama sqaron të gjithë qytetarët se për ta është vendosur në dispozicion shërbimi 24 orë në 4 qendra shëndetësore.
Kjo për të përballuar fluksin dhe për të shmangur rradhët e gjata të pritjes në urgjencën e Pediatrisë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë informacion mbi qendrat shëndetësore që po ofrojnë shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë javës për urgjencat pediatrike në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
l.h/ dita
