Raporti: Ku renditet Shqipëria në listën e rrezikut nga tërmetet

DITA Online

Shqipëria është në zonën e rrezikut për sa i përket rrezikut nga aktiviteti sizmik.

Sipas një raporti të fundit nga dy shkencëtarë amerikanë, vendi vlerësohet me një normë risku prej 10 për qind, më e larta në të gjithë Europën, e vetmja me ngjyrë të kuqe.

Edhe pse e vështirë që të parashikohen tërmetet, në një raport të publikuar nga dy shkencëtarë amerikanë, Roger Bilhalm dhe Rebecca Bendick, argumentojnë se në pesë periudha historike, aktiviteti sizmik u dyfishua kur rrotullimi i Tokës u ngadalësua.

Raporti vlerësoi  përqindjen e rrezikut duke marrë në shqyrtim 173 vende të botës, bazuar në probabilitet e ndodhjes së një tërmeti, stuhie, përmbytje, thatësire dhe rritjes së nivelit të detit.

Rreziku i Shqipërisë nga tërmetet

Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Prej këtyre 55 tërmeteve të një periudhe më shumë se 2000-vjeçare, 36 i takojnë shekullit të 19, gjë që na bën të mendojmë se numri i tërmeteve shkatërrues të përmendur më sipër është i nënvlerësuar dhe se tërmete të tjerë shkatërrues janë fshehur në errësirën e historisë, shkruan raporti.

Stacionet europiane të sizmologjisë kanë regjistruar matjen e saktë të tërmeteve në Shqipëri me magnitudë 6 ballë që në fillim të shekullit të 20-të.

Ndërsa magnitudat më të ulëta deri në dy ballë kanë nisur të maten në fund të viteve 1960.

Shqipëria është në mesin e një zone të gjerë kontakti midis pllakave tektonike të Afrikës.

Rajonet që rrethojnë Shqipërinë përfshijnë një zonë tektonike mjaft të gjerë, ku bëjnë pjesë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria Jugore dhe Turqia Perëndimore.

Çdo vit, në këtë rajon ndodh të paktën një tërmet me magnitudë më të ulët se 6.5 ballë.

Vendet më të rrezikuara në botë

Vanuatu – 36.43%

Tonga – 28.23%

Filipines- 27.52%

Guatemala – 20.88%

Bangladesh – 19.81%

Solomon Islands – 18.11%

Kosta Rika – 16.94%

Kamboxhia – 16.9%

El Salvador – 16.85%

Timor-Leste – 16.37%

Brunei Darussalam – 15.58%

Mauritius – 15.18%

Nikaragua – 14.89%

Japonia – 14.1%

Fixhi – 13.56%

Guinea-Bissau – 13.09%

Vietnam – 12.81%

Kili – 12.28%

Xhamajka – 12.15%

Vendet më pak të rrezikuara

Katar – 0.1%

Malta – 0.61%

Barbados – 1.16%

Arabia Saudite – 1.32%

Grenada – 1.44%

Islanda – 1.55%

Kiribati – 1.78%

Bahrain – 1.81%

Emiratet e Bashkuara Arabe – 2.1%

Suedia – 2.26%

Finlanda – 2.28%

Egjipti – 2.34%

Norvegji – 3.35%

Izrael – 2.49%

Singapor – 2.49%

Estonia – 2.52%

Seychelles – 2.58%

Zvicër – 2.61%

Luksemburg – 2.68%

Oman – 2.74%

a.s / dita

Share This Article
10 Comments
  • Halleluja .i dashur Zot ndihmo Shqiperin ,
    mbaje larg Termetin nga Atdheu im !!!

    Sot ne Boten Moderrne perdoren disa kodike ne shprehje ,qe nenkuptojne ate se se afermi dicka do ndodhi ! –
    Mos eshte nji art “Metafore” nji studim i tille nga “Shkencetaret” ,
    ku me Termet = planifikuar te ndodhe dicka ne Arenen politike Shqiptare ,pse jo edhe destabilizime
    dhe me
    “Shkencetare” = Ata qe shkaktojne kudo ne Bote “termete” !

    Kujt ti besohet me sot , kur qenia njerezore ,ka pesuar nji Metamorfoze jonjereezore lol .
    Gjithcka mundet te ndodhi .

  • Termeti (jo ai i Tepelenes)te thirret urgjent ne krieministri per te raportuar. Qysh ore tani qe po ndertojme qiellgervishtesit me te larte ti do te na besh gjemen. Kriepsikopati te urdheron ta shtysh per te pakten 3 vjet sapo te kemi mbaruar se ndertuari e shituri, atehere bjer sa te duash e beji rrafsh te gjitha.

  • Cfare informacionesh jane keto mo,kur me fjale e harte shikohet Shqiperia me te kuqe,kurse ne renditjen nder vendet me te rezikuara,aty nuke i gjendet emri ne liste fare,po fare amani!Mos valle jane propogande sikurse me cernobilin qe i kaloje anash Shqiperise,duke kaluar neper ish Jugosllavise e Greqise e mbritur ne Itali pluhuri i rezatimit berthamore?Po Greqia qe eshte shume qindra kilometra para nesh prane bashkimit te plakave tettonike,kjo ja kalonka me mik goditjen Shqiperise,apo termeti ben gjuajtje me mortaje.Turp e marri sebashku per shkrivanet e ketije pamfleti.

  • Nga ana sizmologjike, Shqiperia eshte vertete e rrezikuar, pasi ben pjese ne rrudhosjen e fuqishme alpine. Ajo fillon nga jugu i Frances, pastaj vazhdon ne alpet italiane, Dinaridet, Albanidet, Helenidet, Tauridet, malet e Zagrosit ne Iran, dhe perfundon ne Himalaja. E gjithe kjo strukture, eshte me moshe relativisht te re, dhe ende e pastabilizuar. Keshtu do vazhdoje dhe dhjetra miliona vjet, derisa te kemi nje stabilitet relativ te kores se tokes.

  • PO PERENDIMIN E SHBA E KENI HARRUAR O GAZETA DITA?

    sepse:

    Nga veriu i Los Angelesit e deri ne San Francisko mund te shikosh me sy ku bashkohen pllakat tektonike qe jane vazhdimisht ne levizje, keto dy qytete jane vendet me te rrezkuara te Botes nga termetet qe sizmologet regjistrojne dridhje te tokes pothuaj cdo dite. Le te mos harrojme termetin ne San Francisko ne 1989 dhe ne 1906:

    “1. Më 17 tetor 1989, një tërmet me 6.9 ballë goditi Zonën e Gjirit të San Franciskos, duke vrarë 67 njerëz dhe duke shkaktuar më shumë se 5 miliard dollarë dëme. Përkundër faktit se katastrofa ishte një nga tërmetet më të fuqishme dhe destruktive ndonjëherë ne historinë e SHBA. Fatkeqësia njihet edhe si tërmeti i San Francisko-Oakland dhe tërmeti Loma Prieta sepse ishte përqendruar në afërsi të majës Loma Prieta në malet Santa Cruz.

    2.18 prill 1906. San Francisko është shkatërruar nga një tërmet i madh – një nga katastrofat natyrore më shkatërruese në historinë e SHBA. Një tërmet me 7.80 në shkallën Rihter goditi qytetin në orën 5:12 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 3 km larg San Francisko. Në atë kohë u raportuan vetëm 567 vdekje. Sot vlerësohet se rreth 3,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit dhe zjarrit që pasoi në shkallë të gjerë që zgjati disa ditë. Shumica e vdekjeve ishin në brënda San Franciskos, por kishte 189 të tjerë në zonën e Gjirit të San Franciskos. Tërmeti u ndje nga Oregoni në veri në Los Angeles në jug dhe Nevada në lindje deri në tokë. Midis 225,000 dhe 300,000 njerëz mbetën të pastrehë si rezultat i tërmetit nga një popullsi e përgjithshme prej 410,000 atë kohë. Tërmeti dhe zjarri shkatërruan më shumë se 80% të qytetit.”

    Do Zoti qe kjo te mos ndodhi ne Shqypnine enveriste te ateisteve te pafe me Termetin e Shefqet Pecit ne krye qe dhunon shtepine e Zotit dhe me Kullat prej Betoni te Edvin Droges pa asnje mbrojtje sizmike!

  • Eshte harte e manipuluar, qe tu kalli daten njerezve qe pastaj te shkojne sigurojne shtepite dhe jeten te kompanite e sigurimeve. Ju duhet te mbushin xhepat kompanite e sigurimeve. Eshte e pabesueshme shkalla e manipumit, per hir te fitimit.

  • Eshte harte e manipuluar, qe tu kalli daten njerezve qe pastaj te shkojne sigurojne shtepite dhe jeten te kompanite e sigurimeve. Ju duhet te mbushin xhepat kompanite e sigurimeve. Eshte e pabesueshme shkalla e manipulimit, per hir te fitimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *