Tiranë, 25 vjeçari kërcënon të hidhet nga çatia

Leda Hysa

Një tjetër ngjarje ku një person kërcënon t’i jap fund jetës po ndodh aktualisht në kryeqytet, në zonën e Liqenit të Thatë.

Personi i cili kërcënon të hidhet nga çatia, kundërshton prishjen e banesës.

Në një lidhje telefonike në News 24, i riu u shpreh “Jetojmë katër kurora në këtë banesë, jeta ime ka marrë fund. Nuk me tremb me asgje”.

Familjarët pretendojnë se kanë titull pronësie për truallin ku është ndërtuar banesa dhe kërkojnë dëmshpërblim sipas cmimit të tregut.

25-vjeçari, Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia. Familja Peti deklaroi për ‘News24’ se banesën e kanë ndërtuar në vitin 1995 mbi truallin e tyre, për të cilin kanë edhe titull pronësie.

Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zonë e mbrojtur. Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *