Balla: Sot është e qartë pse dje opozitën nuk e zinte vendi

Ornela

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla përmes një statusi në Facebook komenton dëshminë e Shkëlzen Berishës në prokurorinë e Tiranës mbrëmjen e djeshme dhe arrestimet e Dashamir Xhikës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të ARRSH.

Balla thotë se zhvillimet e vrullshme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve” ishin shkaku i sjelljes së Berishës dhe opozitës dje në parlament.

STATUSI I TAULANT BALLES

Sot është edhe më e qartë se pse dje Saliun, Monikën dhe Lulin nuk i zinte vendi. Edhe kur dolën nga salla e Kuvendit nuk dinin ku të shkonin e nga t’ia mbanin. Siç njoftojnë mediat, e djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për drejtësinë dhe gjuetinë e “peshqve”.

E dëgjova në media edhe reagimin e djalit të Sali Berishës. Është e njëjta sjellje tipike, sa herë që Prokuroria merr në pyetje sojin e këtyre. Lulzim Basha fshihej me raporte mjekësore se gjoja ishte sëmurë. Njëlloj dhe ky, shkon natën e fshehurazi.

Kur je i “pastër”dhe i “pafajshëm” pse shkon natën?! Shko ditën për diell. Dhe hiq dorë nga intimidimi i Prokurorisë me etiketime politike.

E djeshmja ishte një ditë e rëndësishme për zbardhjen e korrupsionit shumë vjeçar të rrugëve të lëna rrugëve. Dy drejtorët e përgjithshëm të ARRSH përfaqësues të LSI-së dhe të PD-së, sot janë nën arrest.

Sa herë që në Kuvend të ketë një votim për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe sa herë drejtësia do të veprojë, nga aleanca PD&LSI do të kemi të njëjtën sjellje. Këtë hall ne nuk ua zgjidhim dot.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *