FBI ka përgjuar Trump

editor

Donald Trump përplaset me FBI rreth përgjimeve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Demokratët në Kongresin Amerikan  dorëzuan një memorandum, përmes së të cilit akuzohet FBI se ka abuzuar me ligjin duke hetuar fushatën presidenciale të Donald Trump, me qëllim favorizimin e Hillari Klintonit.

Sipas kësaj dosjeje, hetuesit federalë kanë spiunuar ndihmësit e Trump. Kontaktet e Donald Trump me Rusinë ishin  argumenti kryesor i kërkesës së Policisë Federale për të marrë leje për përgjimin e stafit të Presidentit.

Sipas katër faqeve të memorandumit, zëvendës drejtor i FBI-së, Andrew Makeimp  në dëshminë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit tha se nuk do të kërkonte miratimin e një mandati përgjimi pa informatat e policisë federale.

Makeimp dha dorëheqjen këtë javë, pasi u akuzua nga Presidenti Trump për njëanshmëri kundër tij.

Përpara publikimit të këtyre dosjeve, presidenti amerikan tha se demokratët duhet të turpërohen për përdorimin politik të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë.

FBI i mohoi këto akuza, duke thënë se ato janë nxjerrë nga konteksti thelbësor.

b.m. / dita

 

Share This Article
3 Comments
  • Ja edhe Amerikanet e “ndershem” qe bejne fushate te “ndershme” per te zgjedhur Presidentin e tyre, vene ne perdorim FBI dhe Prokurorine ku kane pergjuar vete Presidentin TRUMP dhe stafin e tij.
    Metoda qe perdoren nga diktatoret ne vendet diktatoriale.

  • Perkundrazi FBI filloi proces hetimi kender Hillari Klinton nje jave perpara zgjedhjeve gje e cila e lekundi fort ne opinionin amerikan besueshnerine e Hillarit.
    Padyshim qe Trump eshte ndihmuar nga ruset per tu zgjedhur president.
    Per ne si shqiptare mendoj se zgjedhja e Klinton do ishte me e favorshme ne aspektin e interesit tone kombetar. Kjo per sh arsye…
    Shpresoj qe historia e Trump te mbyllet shpejt me nje mandat.

  • Toger Lukashi !
    Mendimi i yt asht teper korrekt.
    Ate qe bani FBI nji jave para mbylljes se fushates ne dam te Hillarit Klinton ndryshoj komplet situaten mbi opinionin e amerikanve duke i dhane fitoren Trumpit.Kjo nji humbje e madhe per Shqiperine por dhe per mbare boten.Mbasi Presidenti i zgjedhur qe duhet te tregonte se ishte nji politikan i madhe.Niveli i tije nuk ishte ma shume se nji i politikan mbi paterica.Nuk kishte fare njohuri mbi boten dhe politiken

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *