Administrimi i ujit të pishëm për qytetarët është nën menaxhimin e bashkive. Dhe janë këto bashki që kanë kërkuar rritjen e cmimit të ujit, duke patur një faturë të re për qytetarët vitin që vjen. Në këtë mënyrë uji i pijshëm mund të kushtojë më shtrenjtë pas disa muajsh dhe qytetarët do të detyrohen të paguajnë fatura më të larta në vlerë financave. Disa prej bashkive kryesore të vendit kanë nisur procedurat përkatëse, që mund të çojnë në kosto më të lartë për mijëra e mijëra familje për ujin që ata konsumojnë.
Nëntë shoqëri të ujësjellës-kanalizimeve në të gjithë vendin kanë aplikuar pranë Entit Rregullator të Ujit për rritje të tarifave të ujit të pijshëm për vitin 2014. Afati përfundimtar i depozitimit të kërkesave ka qenë data 30 qershor, dhe aplikuesit janë shoqëri të mëdha, si Fieri, Gjirokastra, Korça, Lezha, Saranda, Vlora, Erseka dhe Tepelena. Dokumentacioni i këtyre shoqërive është rikthyer për plotësim nga drejtuesit e ERRU, deri në fund të këtij muaji. Vendimi përfundimtar për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm për vitin 2014, do të merret në muajin dhjetor, dhe në janar operatorët që do të përfitojnë, do të nisin punën me çmime të reja për qytetarët, duke cuar në dyert e tyre një faturë të kripur edhe të ujit të pijshëm.
